'Formulari u soll me hile’, Krosi: Mbi 60 % e delegatëve kanë firmosur për datën 11 dhjetor

'Formulari u soll me hile’, Krosi: Mbi 60 % e delegatëve kanë firmosur për datën 11 dhjetor

16:54, 23/11/2021

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish Kryetar i Bashkisë Dibër Ilir Krosi ka folur mbi zhvillimet brenda demokratëve të këtij qarku të cilët kanë dalë kundër kryesisë për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Në mbledhjen e kryesisë së PD Dibër, ka pasur përpjekje për të kaluar formularin e anti-kuvendit të datës 18 dhjetor të thirrur nga Basha.

Sipas Krosit, pjesa më e madhe e delegatëve të Dibrës kanë firmosur për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Krosi: Mbledhja e sotme ishte e njoftuar me rrjete sociale si një mbledhje normale e kryesisë pa asnjë rend dite të kësaj mbledhje, por që arsyet mereshin me mend problematikat që do të diskutoheshin. U paraqitëm në këtë mbledhje kryesie ku u pa që drejtuesit e deëgës kishin marë urdhër nga qendra që të prezantonin vendimin e kryesisë së PDSH që do të merrnin masa për zhvillimin e Kuvendit në datë 18 dhjetor. Kjo kundër vullnetit të anëtarësisë ku edhe në Dibër mbi 60 % e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e PD në datë 11 dhjetor.

Pati debate pavarësisht se ne shtruam debatin në shinat e moralit dhe konsensusit pavërësisht se aty u vazhdua me prezantimin e formularit për Kuvendin e datës 18 dhjetor. Anëtret e kundërshtuan këtë mënyrë sepse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm në situatën e rëndë ku jemi dhe që nuk ka sens të vazhdohet në këtë sens. Tashmë që ka vendosur anëtarësia nuk ka sens të vazhdohet në këtë mënyrë. Drejtuesi i degës konfirmoi që ne jemi një parti e centralizuar dhe marrim urdhra nga lartë. Dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë urdhrat. Ne i thamë që kjo nuk është një situatë normale që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi tashmë ka firmosur anëtarësia dhe nuk ka rrugë tjetër që të dalin urdhra dashakeqë për të ardhmen e PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco