U zhvarrosën si ushtarë grek në 2006, rivarrosen si shqiptarë në 2021

U zhvarrosën si ushtarë grek në 2006, rivarrosen si shqiptarë në 2021

18:23, 18/05/2021

Analizat e ADN-së, për eshtrat e 108 personave të zhvarrosur 15 vjet më parë në Kosinë të Përmetit, me pretendimin se u përkisnin ushtarëve grek, kanë treguar se trupat ishin gra e fëmijë shqiptarë të Kosinës.

Nga SYRI TV

Këtë të martë, eshtrat e 108 trupave të zhvarrosur në vitin 2006 janë risjellë në vendprehjet e tyre në Kosinë, ku janë rivarrosur në një ceremoni larg vëmendjes publike.

Trupat e 108 personave, që u zhvarrosën 15 vite më parë në fshatin Kosinë të Përmetit, u rikthyen përsëri në vendprehjet e tyre të mëparshme, pasi nga analizat e ADN-së rezultoi që nuk ishin trupa të ushtarëve grek.

Ceremonia e rivarrosjes së trupave është zhvilluar në mënyrë të fshehtë, larg kamerave dhe publikut. Megjithatë, SYRI TV ka siguruar pamje nga ceremonia e rivarrosjes së eshtrave të 108 personave në Kosinë, ku mësohet se të pranishëm kanë qenë veç banorëve edhe konsulli grek në Gjirokastër.

Në vitin 2006, trupat e 108 personave u zhvarrosën në varrezat e fshatit Kosinë, me pretendimin se u përkisnin ushtarëve grek. Në atë kohë nisi një hetim, pasi ngjarja u cilësua si skandal, pasi zhvarrosja ishte bërë në mënyrë të paligjshme kundrejt vlerës prej 100 eurosh.

6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi të jepte shpjegime. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco