Prangoset në Rinas italiani i akuzuar për mashtrim

Prangoset në Rinas italiani i akuzuar për mashtrim

08:55, 30/03/2021

Krimi Ekonomik ka arrestuar në Rinas një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë në pranga kanë rënë G. L., 49 vjeç. Ky i fundit është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco