Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

23:09, 29/03/2021

Përshëndetje nga SH.M.U! Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara.

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo javë pritet të na dhuroj ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës.

Sic u theksua edhe më lartë, dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Java mbyllet me ditën e Premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash. Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco