Fushata e akullt e PS-së, lavde vetëm për Ramën: Fat që e kemi

Fushata e akullt e PS-së, lavde vetëm për Ramën: Fat që e kemi

18:36, 25/03/2021

Një atmosferë e ftohtë mbizotëron në sheshin 'Skënderbej', ku PS ka nisur fushatën zgjedhore. Fjalimet pa emocione po përqendrohen kryesisht te Edi Rama, i cili po merr lavdërime nga kandidatët.

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi deklaroi në fjalën e saj hapëse të fushatës elektorale të socialistëve se Durrës ka një fat të jashtëzakonshëm pasi ka si kandidat për deputet kryeministrin Edi Rama.

Ajo u shpreh se si asnjëherë më parë në këto 30 vite, në Durrës kandidon Edi Rama, që sipas saj do të sjellë një projekt transformues për qytetin ashtu si ka bërë më herët në Vlorë.

Kurse kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Kukës, Petrit Malaj, deklaroi se Rama është njeri i fjalës dhe punës. Malaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të bërë bashkë punët e mira që i duhen Shqipërisë.

Edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e mbështeti fjalimin e saj në hapjen e fushatës elektorale të PS në figurën e kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se është krenare për punët që PS ka bërë në Elbasan. Lidhur me figurën e shefit të qeverisë, Kushi deklaroi se për diçka bien dakord edhe kundërshtarët e tij, që është i vetmi njeri që ka energjinë për të çuar përpara Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco