E uroj për ditëlindjen, Shkrimtari Çela - Metës: Suksese si Kreu i Shtetit, në këtë kohë kaq të vështirë

E uroj për ditëlindjen, Shkrimtari Çela - Metës: Suksese si Kreu i Shtetit, në këtë kohë kaq të vështirë

13:28, 25/03/2021

Sot shkrimtari dhe medimtari i mirënjohur, Zija Çela ka datëlindjen dhe Presidenti Ilir Meta e ka uruar përmes një postimi në facebook, ku edhe ka theksuar se Çela mbetet një model frymëzimi për brezat dhe krijuesit e rinj.

Vetë shkrimtari është ndier i emocionuar nga urimi, ku i ka shkruar vetë Presidentit Meta një koment, ku i uroh suksese si Kreu i Shtetit që është, sidomos sipas tij në këtë kohë kaq të vështirë për shoqërinë shqiptare.

Mesazhi nga Zija Çela

Zoti President!

Jam thellësisht i prekur nga urimi juaj. Nuk është thjesht urim, po lexoj në këtë refleksion kërkesat e juaja të brendshme ndaj misionit që ka letërsia, duke përfshirë patjetër funksionin e saj primar, atë estetik.

Unë jam vetëm njeri nga shkrimtaret e sotëm të letërsisë shqipe. Prandaj përshendetjen tuaj e marr si urim për të gjithë kolegët e letrave dhe të artit.

E afërt ishte edhe ditëlindja juaj. Gëzofshi, gëzofshi gjithmonë në familje. Presidentit Ilir Meta i uroj suksese të metejshme si kreu i Shtetit, në këtë kohë kaq të vështirë e kaq komplekse për shoqërinë shqiptare.

Zoti mos e lëshoftë kurrë dorësh kombin tonë të dhimbshëm e krenarisht të bukur!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco