VIDEO/ Incident pranë bregut italian, anija shqiptare përplas peshkarexhën

VIDEO/ Incident pranë bregut italian, anija shqiptare përplas peshkarexhën

13:26, 25/03/2021

Një anije peshkimi dhe një tregtare janë përplasur me njëra-tjetrën dje në mëngjes rreth orës 7-të, 23 milje larg bregdetit në rajonin e Cesenës.

Anija e peshkimit ‘Futuro’, nga Rimini, u ça në bazament dhe katër anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga anija tregtare me flamur shqiptar. Thellësia në vendin e incidentit shkon deri në 40 metra.

Në vendngjarje mbërritën tri motovedeta të Kapitenerisë së Portit të Rimini. Në orën 10 paradite, ekuipazhi zbriti në Rimini në gjendje të mirë, kapiteni duhet t’u nënshtrohet disa testeve për një traumë në tru.

Roja Bregdetare italiane ka nisur hetimet për incidentin, duke monitoruar edhe detin në vendin e ngjarjes, për të qenë e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë ndonjë rrjedhje nafte që mund të rrezikojë ambientin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco