Reagimi i Yuri Kim për Doshin, Nazarko: Përshkallëzim i presionit amerikan ndaj PS

Reagimi i Yuri Kim për Doshin, Nazarko: Përshkallëzim i presionit amerikan ndaj PS

23:23, 24/03/2021

Analisti Mentor Nazarko, gjatë diskutimeve në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, është shprehur edhe për reagimin e fortë të djeshëm të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kundër Tom Doshit dhe një mesazh për Edi Ramën se pse nuk flet.

Sipas Nazarkos, ky është një përshkallëzim i presionit të SHBA-së ndaj PS-së.

‘Unë e quaj përshkallëzim të presionit amerikan ndaj PS-së.

Nga një moment që nuk është përmendur emri i zotërisë, pastaj shkoi në Shkodër, pastaj ka Twitter.

Mendoj se PS duhet të japë një përgjigje sepse nuk ka asnjë argument për të mos dhënë përgjigje.

Ju duhet të dilni dhe të thoni që nuk do ta kemi aleat dhe nuk na vjen mirë që është në atë listë’, tha gjatë debatit në SYRI TV analisti Mentor Nazarko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco