Klosi në ‘Çim Peka LIVE’: Në Berat njerëzit janë kthyer nga emigracioni

Klosi në ‘Çim Peka LIVE’: Në Berat njerëzit janë kthyer nga emigracioni

21:32, 24/03/2021

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ministri i Turizmit në qeverinë e Edi Ramës, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS në Berat, Blendi Klosi është shprehur se pretendon për të fituar 5 mandate, duke qenë se ai vetë është i 5 në listën e kandidatëve.

Të ftuar në studio janë  analistët Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Mentor Nazarko dhe kandidatët e PS në zgjedhje, Plarent Ndreca dhe Bledi Klosi në lidhje Skype.

Gjatë debatit me të ftuarit në studion e SYRI TV, Klosi është shprehur se ka besim se do të fitojë 5 mandate, pasi ka qindra qytetarë që janë kthyer nga emigracioni në Berat.

Deklarata e Klosit ka shkaktuar habi tek të ftuarit në studion e ‘Çim Peka LIVE’, të cilët reaguan duke u shprehur se në të gjithë Shqipërinë njerëzit janë larguar, por vetëm në Berat janë kthyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco