Zjarri në Qendrën Tregtare/ Xhaxhai: Nipi ka mbetur brenda...

Zjarri në Qendrën Tregtare/ Xhaxhai: Nipi ka mbetur brenda...

20:22, 24/03/2021

Xhaxhai i 30-vjeçarit që ka mbetur brenda në magazinën që po digjet pranë një qendre tregtare në mbikalimin e Kamzës u shpreh për Ora News se nuk ka informacion për nipin e tij.

Ai tha se nipi i tij ka shpëtuar punonjësit e tjerë dhe vetë ka ngelur brenda, si dhe shtoi se nëse nuk veprohet, ai do të futet vetë në magazinë.

"Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazinë. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë".

"Ngjarja ka mbi dy orë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndaluar brenda. Nuk na japin asnjë lloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rëndit. Këtu po lozin me ne. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda.”

Edhe pse policia nuk e konfirmon, në fakt dyshohet se brenda ambienteve të magazinë ku ra zjarri mund të jetë roja e objektit, pasi ai nuk po u përgjigjet në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Megjithatë nuk është ende e konfirmuar se roja ndodhet brenda magazinës

Përtej personit që dyshohet se mund të jetë brenda, por ende i pakonfirmuar nga policia, të gjithë punonjësit në katin e nëndheshëm dhe të parë janë evakuuar në mënyrë që të shmanget çdo lëndim i tyre deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco