Mesazhi/ Në ditën e lindjes së tij, Meta kujton shtëpinë e gjyshit të madh

Mesazhi/ Në ditën e lindjes së tij, Meta kujton shtëpinë e gjyshit të madh

15:57, 24/03/2021

Presidenti i Ilir Meta sot në ditën e tij të lindjes, ka kujtuar shtëpinë e gjyshit të tij të madh në Çepan të Skraparit, aty ku u lind më 24 mars 1969.

Teksa publikon një foto të shtëpisë, Meta shkruan se kjo shtëpi u dogj dy herë nga pushtuesit.

Ai zotohet se pas 25 prillit do ta rindërtojë për herë të tretë së bashku me kushërinjtë e tij.

‘Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969’, shkruan Meta.

Mesazhi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.

Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.

Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë ‘Operacionit të Dimrit’.

Malet tona më të larta!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco