Ngacmimi seksual me të mitur, policia arreston 60-vjeçarin, një tjetër shpallet në kërkim

Ngacmimi seksual me të mitur, policia arreston 60-vjeçarin, një tjetër shpallet në kërkim

08:40, 22/03/2021

Në orët e fundit në Tiranë janë konstatuar dy raste të abuzimit seksual me të mitur. Kështu, sipas policisë në pranga është vënë një 60-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Ndërsa një 42-vjeçar, i cili tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur u shpall në kërkim.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco