VIDEO/ Plumbat në Shkodër, flet nëna e të plagosurit: Policia ishte njoftuar, por ...

VIDEO/ Plumbat në Shkodër, flet nëna e të plagosurit: Policia ishte njoftuar, por ...

20:18, 21/03/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

I riu Mikel Fusha ka mbetur i plagosur në lokalin e tij në lagjen ‘Mark Lula’.

Por nëna e djalit të plagosur, ka treguar për mediat se plagosja ka ardhur pas një sherri të ndodhur 1 javë më parë.

Sipas saj, Elvis Lekndreu është përplasur me djalin e saj para 1 jave dhe për këtë ngjarje ishte njoftuar policia. Më pas Lekndreu kishte shkuar dhe kishte thyer dhe tavolinat e karriget e lokalit, e sërish policia nuk kishte ndërhyrë.

‘Para një jave djali u konfliktua me autorin. Para një jave autori theu tavolinat e lokalit të Mikelit. Policia ishte në dijeni të ngjarjes dhe sot autori erdhi sërish ne lokal me disa shokë. Telefonova policinë, por ai e paska pasë plagosë me armë.

Ne i shkuam edhe familjes së Lekndreut dhe i kërkuam të na e largonte djalin nga lokali’, është shprehur nëna e Mikel Fushës për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco