Deklaratat e Ramës, Idrizi: Flet Haxhi Qamili me 3 klasë shkollë

Deklaratat e Ramës, Idrizi: Flet Haxhi Qamili me 3 klasë shkollë

16:07, 21/03/2021

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi sot nga Elbasani. Kreu i qeverisë ironizoi aleatët e PD, ndërsa në një shënim në rrjetet sociale, Idrizi i referohet si Haxhi Qamili.

Kreu i PDIU, shkruan ndër të tjera se Rama do të mbahet mend si kryeministri që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e historisë.

 ‘Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.

Ja çfarë mund të ndodhë’, shkruan Idrizi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco