Prindër merrni masa para se të jetë vonë/ Nëse fëmija juaj qëndron gjatë para ekranit do t'i ketë këto pasoja

Prindër merrni masa para se të jetë vonë/ Nëse fëmija juaj qëndron gjatë para ekranit do t'i ketë këto pasoja

11:40, 05/11/2019

Qëndrimi gjatë në ekrane, përfshirë këtu televizionin, telefonin, tabletët nga foshnjat, vogëlushët dhe parashkollorët ka shpërthyer gjatë dekadës së fundit

Por një studimi i ri që ka përfshirë skanimin (imazhin) e trurit të fëmijëve 3 deri 5 vjeç ka gjetur se fëmijët që kanë kaluar më tepër kohë para ekranit se sa rekomandohet (1 orë në ditë pa përfshirjen e prindit) kishin ngecje në zhvillimin e substancës së bardhë të trurit - zonë e cila është kyçe për zhvillimin e të folurit, shkrim-leximit dhe aftësive kognitive.


Mes tjerash,studimi ka treguar që shikimi i tepërt i TV është i lidhur me paaftësinë e fëmijëve për t'u kushtuar vëmendje dhe mendimit të qartë, ndërsa rrit zakonet e dobëta të ngrënies dhe problemet e sjelljes.

Sipas studimit, asnjë fëmijë nën 18 muaj nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj mediave në ekran, përveçse bisedave me video me miqtë dhe familjen,
Foshnjat duhet të bashkëveprojnë me kujdestarët dhe mjedisin e tyre, dhe të mos vendosen para mediave si një babagjysh.
Në kohën kur një fëmijë mbush 2 vjeç, ata mund të mësojnë fjalë nga një person në një video chat live dhe disa prekje interaktive.
Fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç mund të përfitojnë nga shfaqjet televizive cilësore thotë AAP. Një shfaqje e dizajnuar mirë mund të përmirësojë aftësitë njohëse të një fëmije, të ndihmojë në mësimin e fjalëve dhe të ndikojë në zhvillimin e tyre shoqëror./Cnn

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco