'Më mungon shumë', vajza e Navalny bën postimin prekës për babanë e ndjerë

'Më mungon shumë', vajza e Navalny bën postimin prekës për babanë e ndjerë

12:59, 23/02/2024

Vajza e Alexei Navalny, ka ndarë një postim emocional për babanë e saj të ndjerë në profilin e saj në Instagram. Dasha Navalnaya ndau një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë e saj, shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë, shumë”, shkruan Dasha në postim.

Kujtojmë se gruaja e tij, Yulia Navalnaya, dhe nëna, Lyudmila Navalnaya, kanë qenë të zëshme në kritikat e tyre ndaj autoriteteve ruse dhe presidentit Vladimir Putin, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për vdekjen e tij.

Trupi i Navalny ende nuk është lëshuar nga autoritetet, ndërsa nëna e tij tha dje se më në fund ishte lejuar ta shihte.  Ajo gjithashtu akuzoi hetuesit rusë për shantazh ndaj saj gjatë funeralit të tij dhe tha se ata po përpiqeshin ta detyronin atë të mbante një ceremoni private varrimi pa vajtues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco