Tërmeti, pandemia, lufta dhe kriza/ Ekspertët flasin mbi kostot psikologjike tek adoleshentët e fëmijët

Tërmeti, pandemia, lufta dhe kriza/ Ekspertët flasin mbi kostot psikologjike tek adoleshentët e fëmijët

12:46, 22/03/2022

Siç ndodhi edhe me Covid-in, nevoja për të qenë të informuar me pushtimin rus po ndikon në shëndetin tonë mendor, sipas ekspertëve të fushës psiko-sociale.

Qershia mbi tortë janë rritja e vazhdueshme e çmimeve në vend. Grupmosha më e ndjeshme janë fëmijët.

“Plagët e padukshme” të luftës janë studiuar gjerësisht ndër vite, sa i përket reagimit të shëndetit mendor ndaj situatave të konflikteve dhe luftërave.

Të qenët jo pjesë fizike e luftës, nuk e përjashton vendin tonë nga rritja e stresit dhe pasigurisë nga konflikti, si dhe nga ndryshimet e kostove të jetesës, me rritjen e beftë të çmimeve javët e fundit.

Fotot dhe videot shqetësuese kanë mbushur ekranet e njerëzve që kërkojnë përditësime anembanë botës: dëmtime në ndërtesa, njerëz të plagosur, pas bombardimeve në qytete si Kievi dhe Kharkiv, njerëz të grumbulluar në strehimore dhe qytetarët ukrainas duke i dhënë lamtumirën njerëzve të dashur.

Ky është një informacion i rëndë për t’u përpunuar, sidomos për mendjet e adoleshentëve që janë përdorues të mëdhenj të rrjeteve si TikTok, ku filtrat thuajse nuk ekzistojnë.

Për të folur më shum në lidhje me këto 'kosto të mëdha psikologjike' për njerëzit dhe sidomos adoleshentët dhe fëmijët,  ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në një lidhje me 'Skype', Enertila Bekteshi psikologe klinike, Arban Domi mjek virolog dhe Gëzim Tushi sociolog.

Tushi: Ky shekull ka filluar me rrethana të disfavorshme për njerëzit dhe ka qenë e parashikuar nga sociologët se ky shekull do të ketë shumë befasira, shumë gjëra të paparashikuara të karakterit mjekësor apo sizmik kanë ndodhur. Megjithatë lajmet kanë ndikimin e tyre tek njerëzit, dhe pavarësisht se ndikimi është i përgjithshëm ,unë jam partizan i tezës individualiste, që do te thotë ashtu sikur sëmundjet që kanë individuale edhe teraptitë janë individuale por kur vjen fjala për efekte sociale tek fëmijët apo të mësuarit problemi është më ndryshe. Perjetimi i ngjarjeve të tilla, si tërmeti, pandemia app lufta të ndikuar nga media ka një pushtet të jashtëzkonshëm, mund të jape shume efekte. Fëmijët nuk e përjetojnë dot luftën prandaj është e domodosdoshme që nëse do të bëjm diagnostifikime duhet të nisemi nga thellësia e efekteve dhe pasiguritë që ka, që do te thotë që do të rriten dhe nivelet e depresionit.

Ndërsa Enertila Bekteshi psikologe klinike, u shpreh:

Është e vërtetë qe shoqëria jonë ka kaluar në disa hapa të vështirë, qoftë nga pandemia apo tërmeti por sapo dëgjojmë emrin luftë kemi një impakt dhe më të rëndë pasi pasojat e saj ne i njohim që janë më të thella në aspektin ekonomik dhe jetësor.

Kjo nuk mund të jetë një shkop magjik dhe të shtrihemi në krevatin e një psikoterapisti dhe të marrim këshillat e duhura por tu kushtojmë vëmendje grupmoshave siç janë fëmijët, informacioni për te cilët duhet të vijë në përputhshmëri me moshën.

Ato nuk arrijnë të koncepotojnë atë që ndodh, ndërsa fëmijët e kanë akoma më të madhe ndjesinë e frikës.

Virologu Arban Domi shpjegoi gjithashtu se një ndikim të madh në këto kosto psikologjike të këtij shekulli ka dhe mosbesimi te vendim-marrësit:

Vërtet është situatë shqetësuese! Unë e quaj të rëndësishme atë që thatë në lidhje me besueshmërin e shoqërisë ndaj vendim marrësve, për arsye jo vetëm të masave shume herë absurde por edhe për ndryshimin e mendimeve të tyre që shume herë kanë qenë të drejtuar në qëllime politike. Ne të fushës së vaksinave, na shqetëson dhe ulja e besueshmërisë së qytetarëve tek vaksinat, për mënyrën e propagandës se si prezantohet nevoja për vaksinim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco