Nuk do e besoni sa njerëz kanë simptomat e koronavirusit

Nuk do e besoni sa njerëz kanë simptomat e koronavirusit

10:07, 04/04/2020

Shumë njerëz mund të raportojnë se kanë simptoma të koronavirusit, ku përfshihet temperaturë, kollë e thatë, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti apo humbje të ndjesisë së shijes dhe aromës.

Megjithatë jo gjithkush do të mund të testohet dhe të zbulojë nëse është prekur nga koronavirusi.

Por një aplikacion i krijuar me qëllim gjurmimin e rasteve të dyshimta me koronavirus në Britaninë e Madhe sjell të dhëna befasuese.

Sipas këtij aplikacioni, të paktën 1.9 milionë britanikë nga mosha 20 deri në 69 vjeç kanë simptoma të Covid-19.

Kontributorët mund të gjurmojnë përditë shëndetin e tyre në këtë aplikacion, kurse të dhënat përdoren nga ekspertët e shëndetit.

Deri më tani zyrtarisht në Britani janë të konfirmuara 38 mijë raste dhe 3605 viktima.

Mediat kanë kritikuar vazhdimisht qeverinë se nuk po bën mjaftueshëm testime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco