Virusi shpërndahet edhe duke marrë frymë dhe duke folur

Virusi shpërndahet edhe duke marrë frymë dhe duke folur

23:05, 02/04/2020

Shumë nga shkencëtarët kanë mbetur të befasuar nga shpejtësia me të cilën përhapet koronavirusi.

Brenda vetëm një jave, numri i të prekurve kaloi nga 500 mijë në 1 milion.

Doktor Harvey Fineberg nga Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA paralajmëroi se edhe duke folur, një person i prekur nga koronavirusi mund të bëhet transmetues.

Duke folur për CNN ai tha se edhe fryma e njerëzve të infektuar mund të jetë e rrezikshme.

Deklaratat e tij pasojnë një studim kinez që zbuloi se virusi mund të qëndrojë në ajër për një kohë.

Virusi u gjet në dhomat e spitalit edhe pasi pacientët ishin larguar prej aty.

Së fundmi një studim ka zbuluar se sasia e virusit ka rëndësi për ecurinë e sëmundjes. Nëse ekspozohesh ndaj një sasie të madhe koronavirusi, infeksioni mund të bëhet më i rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco