Një Kosovë e copëtuar lë jashtë ende shqiptarët

Një Kosovë e copëtuar lë jashtë ende shqiptarët

13:01, 13/02/2019

Kosova si shtet dhe kufijtë e saj, nuk guxojnë të preken dhe nuk do të preken, sepse nëse ka dikush që provon me i prekë, do të reagojë populli i vendit. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë kur ka qenë kombi në rrezik, kanë ditur të reagojnë, luftojnë, sakrifikojnë dhe të fitojnë, tha  për “SyriKosova” ish-kryenegociatorja  Edita Tahiri. Sipas saj shqiptarët kanë përvojë 100 vjeqare në luftën për liri dhe pavarësi.

Në anën tjetër ish kryenegociatorja, tha se po shihen disa manipulime, ku thuhet se s’ka problem nëse ndryshohet kufiri, sepse Kosova pastaj i bashkohet Shqipërisë.

“Një Kosovë e copëtuar, e bashkuar me Shqipërinë i lë jashtë ende shqiptarët e Maqedonisë, Malit të zi, Kosovës Lindore e viseve tjera dhe ndodh tradhtia e re brenda nesh, sepse ne njëherë kemi pasur një ndarje në fillim të shekullit 20, ku mbeti një Shqipëri e vogël dhe të gjithë të tjerët mbetën jashtë”.

“Ne as që guxojmë ta bëjmë këtë, pra nuk mund të kemi tradhëti edhe pse rrethanat ndërkombëtare e kanë përcaktuar dhe nuk guxojmë të bëjmë një rindarje brenda nesh edhe një herë”, tha Tahiri.

Ajo shton se nëse dikush po manipulon me këtë ide se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë çfarë i duhet njohja prej Serbisë, çfarë i duhet karriga në OKB, sepse me nuk është shtet. “Nuk ka kurrfarë kuptimi mënyra se si mbrohet opsioni për ndryshim kufijsh. Për këtë arsye Kosova si shtet ka lindur nga lufta e përkrahja amerikane dhe evropiane  dhe kjo është vërtetuar ndërkombëtarisht nga GjND-ja”, theksoi Tahiri.

“Ky është fakt i kryer dhe duhet të ndodhë procesi i integrimeve evropiane për gjashtë vendet dhe Serbisë duhet t’i thuhet që t’i ndalë lojërat gjeopolitike me të cilën kërkon të sjellë Rusinë në Ballkan. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili hapur tha që Rusia është duke destabilizuar Ballkanin dhe se ajo nuk është e vetme në këtë lojë, sepse e ka Serbinë partnere destabilizuese. Problemi i Ballkanit  është Serbia dhe prirja e politikat e saja janë gjithmonë për destabilizim dhe  për hegjemoni”, tha ish kryenegociatorja.

B.T

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco