Tejkaloi nga ana e djathtë, shoferja në Ferizaj gjobitet me 150 euro, 1 pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje

Tejkaloi nga ana e djathtë, shoferja në Ferizaj gjobitet me 150 euro, 1 pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje

18:34, 29/07/2025

Policia e Rajonit të Ferizajt ka gjobitur një shofere, e cila ka tejkaluar automjetet nga ana e djathtë, shkruan Reporteri.net.

50-vjeçarja me inicialet S.S, e cila po voziste një BMË, është gjobitur me 150 euro, 1 pikë negative, si dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë – një shkelje e rrezikshme e rregullave të trafikut, e cila ishte publikuar më parë në një portal me video-inçizim. Ngjarja ka ndodhur më 28.07.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në afërsi të qendrës tregtare “Bau Market”, ku shoferja S.S. (50 vjeçe),me veturën BMË me targa vendore ka kryer tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco