FOTO-ja 80 mijë $ me Obamën, kush është miku i Ramës që bëri lidhjen me Bilalin dhe Argeros

FOTO-ja 80 mijë $ me Obamën, kush është miku i Ramës që bëri lidhjen me Bilalin dhe Argeros

17:04, 02/10/2019

Detaje të reja për çështjen e fotos së Edi Ramës me Barack Obamën në vitin 2012, e cila është paguar 80 mijë dollarë amerikanë.

 FaxNews ka publikuar sot detaje të reja si dhe emrin e shqiptarit që lidhi Ramën për të bere te mundur një foto me Obamën në 2012 gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale.

Bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

Image

Fatos Mucha

Personazhi tjetër së bashku me greko-amerikanin, Wiliam Argeros që futën në SHBA 80 mijë $ përmes një skeme mashtrimi, u dënua me katër muaj burg. Por çfarë ndodhi 7 vjet më parë.

Atë  kohë Argeros mësohet se i është kërkuar nga Edi Rama në opozitë dhe që  përgatitej për zgjedhjet e 2013 ti bënte një foto me Obamën për të ndikuar në zgjedhje tek eletorati shqiptar.

61-vjeçari Argeros atëherë  7 vjet më i ri,  i premtoi kryeministrit të ardhshëm shqiptar se do ta realizonte foton me Obamën por se ai vetë e kishte të pamundur, mund ta kryente këtë shërbim përmes një personi tjetër.

Dhe këtu Rama fut në lojë  mikun e tij e Fatos Mucha, emri i të cilit nuk përmendej deri dje, por doli në seancat gjyqësore te Wiliam Argeros si dhe në dosjen e prokurorisë.

Siç shihet edhe në këtë foto ku shkruhet se Mucha dhe Argeros kanë komunikuar së bashku me email për të dhënë kontributin në fushatën e Obamës në tetor të atij viti.

Image

Vete Mucha e kishte të pamundur të realizonte kërkesën e Ramës me pretendimin se nuk ka dokumente dhe pasaportë amerikane, dhe gjen një mikun e tij Bilal Shehu, një biznesmen shqiptar në New Jersey me dokumente të rregullta dhe nënshtetësi amerikane.

Ky i fundit ka pranuar para gjykatës fajësinë dhe u dënua. Mësohet gjithashtu se Wiliam Argeros, prej vitesh po bashkëpunon me drejtësinë amerikane për këtë çështje dhe prandaj përfitoi uljen e dënimit.

Mashtrimi i autoriteteve duke futur para të huaja në SHBA me qëllim financimin e fushatës së kandidatëve për president në këtë rast të Obamës, dënohet ashpër nga ligjet amerikane me minimumin dy vit burg.

Image

Por Argeros ka treguar gjithçka, që nga presionet e kryeministrit shqiptar, infiltrimin në këtë histori të Fatos Muchës dhe Bilal Shehut. Burime jozyrtare thonë se 80 mijë dollarë kanë ardhur nga Shqipëria, por emri i personit që i ka sjellë mbetet ende mister.  Por kush është Fatos Mucha, miku  i Edi Ramës?

Mucha figuron pronar i disa kompanive fiktive në SHBA, pa asnjë punëtor. Ai ka mbërritur në SHBA më 1992 .

Tani autoritetet me ndihmën e të penduarit, Argeiros e kanë të qartë skemën dhe çështja është e hapur për Ramën dhe Muchën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco