Hoti i reagon Vuçiq pas deklaratave të tij për rikthimin e shërbimin ushtarak: Më me qetësi

Hoti i reagon Vuçiq pas deklaratave të tij për rikthimin e shërbimin ushtarak: Më me qetësi

13:55, 29/01/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas deklaratave për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Hoti ka thënë se këto deklarata të Vuçiqit duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco