Shko 'pije' mollën, Isë!

Shko 'pije' mollën, Isë!

Nga Kimete Berisha - 20/01/2020

U bë mirë.

Albini vendosi ta pranoj fatin, të bëhet çka është 'shkruar' të bëhet.
Vendosi t'i numëroj ditët, le të del ku t'del.

Para karriges së zbrazur të Isa Mustafës, në tavolinë, e kish vendosur një lëng molle për mirëseardhje në qeveri...
Mollë: si mesazh i shëndetit, pavdekësisë, dijes, joshjes...dhe si simbol i 'frutit të ndaluar'.

Tash shko pije n'ta mbajt.

Kur molla është e bluar nuk është simbol i mëkatit të kompletuar, se mëkati nuk pihet po hahet.
Por nga 'molla' lind jeta.

E pa e 'hëngër' mëkatin, nuk bëhet qeveria.

Se Isa është veteran i mëkateve. Dhe e ka shansin ideal të pendohet dhe të shtihohet si 'njeri i mirë'.

Unë ia kisha vendos aty një kastravec (duke u bazuar në kuptimin spiritual të këtij perimi), dhe një patligjan, se kur patligjani iu prezantua Evropës, u quajt 'molla e dashurisë'.

Isa Mustafa s'i bëjke behane Rrahman Morinës e po i bën behane der' këtij djali.

Kurrë më për shtune e shtatqind vjet s'ka me pas shans as ëndërr me pa m'u bë president.

P.S. Shko 'pije' mollën se valla politician më bajat se ti nuk njeh historia shqiptare.
Isa është 'susta' e 'shtikerit' që e ndal dritën, Albini është 'susta' e ndërpresërit që e ndez dritën.
Qeveria do të ishte si vet jeta, terr dhe dritë.

Nata-Dita, Dita-Nata, Nata-Dita, loja ime e preferuar e fëmijërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco