A po institucionalizohet që vdekja e pacientit kosovar të bëhet në spitalet e rajonit, në duart e mjekëve të huaj, pas një operacioni ‘komercial’

A po institucionalizohet që vdekja e pacientit kosovar të bëhet në spitalet e rajonit, në duart e mjekëve të huaj, pas një operacioni ‘komercial’

Nga Elmi olluri - 19/01/2020

Vetem per 2-3 ditet e fundit ne Kosove u kthyen dy te rinje kosovare, njeri i vdekur e tjetri para vdekjes pasi qe mjeket dhe spitalet e rajonit ju “moren” edhe çindarkat e fundit familjareve e popullit per pacientet kosovare, te cilet edhe pse inoperabil (te pa operueshem) i operojne duke e ditur edhe ata se semundja e tyre eshte e pasherueshme. Aq jete dhe me më pak mundime se ne Turqi apo Maqedoni do ta kalonin edhe ne Kosove, pra pa mundime shtese per pacientin, familjen dhe shoqrine! kuptohet edhe pa operacionin “ komercial” (nje traume shum e madhe per trupin e te smuarit , dhe traume shpirtrore per familjen)

Po pse po i ndodhe kjo “tragjedi “ kesaj popullate:

1. Mungesa e nje sitemit shendetsor te kohes, ose sistem shendetesor degradues per mjekun dhe pacientin, ose sistem shendetsor “mazamakeq”.

2. Mosbesimi gjenetik i nje pjese te popullates ne mjekun qe flet shqip.

3. Regjistrimi i studenteve ne Fakultetin e Mjekesise pa dhen testin, per disa vite me radhe, regjistrimi ne Fakultetin e Mjekesise ne Tetove i atyre dhe te tjereve dhe bartja e tyre ne Fk. e Mjekesise ne Prishtine (me perjashtim te studentve te mire) si pasoje laramania e kualitetit te mjekut, regjistrimi me ”te njofshem” ne fakultet, kryerja e fakultetit me te njofshem, avansimi ne Ass. me te njofshem, zgjedhje ne Prof. me te njofshem etj etj.

3. Lidhja e personave, apo edhe institucioneve shoqatave “kishe bemirse” ose jo profesionale me spitalet e caktuara ne vendet tjera me shume per interesin e tyre ? Se sa te pacientit etj.

4. Ndarja e fondit ne MSH per trajtim jasht shetit i cili ne vend qe te ulet ai po ngritet dhe ne vend se ato mjete te ndahen per trajnim te stafit mjekesor dhe pajisje mjekesore ai po ne te shumten po shpenzohet, pa ndonje benifit per pacientin (ne te shumten e rasteve). Ai po ju ndahet pacientve te cilet mbi 90% shkuan apo nuk shkuan ne Turqi, Maqedoni, Serbi, e gjetiu prognoza e tyre eshte e njejte sikur ata te trajtoheshin ne Kosove, por jo me fajin e fondit te MSH! (Behet fjale per semundje inoperabile),qe ekspertet kosovare e dijne dhe i kan ven diagnozen.

Vendosja ne intitucione te drejtuesve politik, me perjashtime, mos pajisje me aparatura te kohes per trajtimin e atyre semundjeve per te cilat ekziston kuadri, mos planifikim i drejte i kuadrit specialistik etj.

5 .Investimi i spitaleve te huja ne persona te caktuar, institucione publike, portale te ndryshme, per propagande qe te linqohet puna e spitaleve kosovare apo edhe linqimi i mjekeve me pervoje dhe te sukseseshem.

Po pse keta paciente po hargjojne edhe centin e fundit dhe po kthehen te pasheruar ne Kosove dhe pse asnje intitucion nuk ben analize pse kjo po ndodh? Me kosto plus per transportin e te vdekurit!

Mjeket e shteve per rreth sidomos ata ne Turqi dhe Maqedoni e Serbi e dijne mire se pacientet nga Kosova qe shkojne jane inoperabil ( te pa operueshem) dhe te pa sherueshem, (me perjashtime, )ata po bejne edhe operacione jasht protokolleve nderkomtare per semundje te caktuara te te rinjet kosovare, disa portale i bejn “hyzmetin” duke i proklamuar si shume te sukseshem dhe shpetimtare per te semuarit nga Kosova, te cilet gjeja nuk gjeten sherim te mjeket kosovare dhe ne momentin kure hargjohen parate ose edhe kur e shofin se pacienti i ka ditet e numruara i kthejn qe te vdesin ne Kosove.

Athua sa miliona euro po shkojne ne Turqi dhe Maqedoni po edhe ne Serbi per paciente kosovare me semundje te pasheruar edhe pse shumica e mjekeve kosovar iu dhen diagnozen e sakte dhe prognozen per semundjet e pa sheruara?

Pse po ndodhe kjo? A eshte ky sindrom i mosbesimit ne mjekun shqiptar, a eshte ky nje fenomen “kontrabandimi” edhe me te semure, a ka vend per hulumtim e hetim se cilet jane propaguesit e paguar kunder mjekesise kosovare; cilet jane ata qe bashkepunojne me shoqata kishe bemirse, cilet jan ata persona qe nuk marrin masa qe pacient e till te trajtohen ne institucionin qe e menagjon, te aftesoi kuadra dhe te pajiset me mjete aparature etj , ose cili komision i jep mendim pozitiv nje te semuari pa perspektive e qe dihet prognoza e semundjes qe ka?!

Ose a duhet qe MSH te ben rregullore qe mos t’iu ndaj mjete per jashte shteti pacientve qe kan semundje qe trajtohen ne Kosove deri sa ato semundje trajtohen ne ndonje institucion dhe ekspert kosovar, ose nuk trajtohen as atje e as ketu?

A duhet qe MSH dhe OMK qe t’ ju ndalone njeher e mire licencimin e mjkeve te shteve tjera qe vine ne Kosove me qellim fitimi kur nje mjek kosovar nuk mundet as pastrues te punesohet ne vendet per rreth.

Sipas nje analize te pa verefikuar 100% e te gjith pacienteve me semundje inoperabile e qe trajtohen ne Turqi dhe Maqedoni e Serbi, ose jane kyhyer te vdekur ose kan vdekur pas nje ose dy javeve! Pasi qe kan shpenzuar qindra mijra euro, me mundime shumfish me te mdhaja te pacientit familjes bile edhe me nje operacion “komercial” siq quhet tani qe vlen vetem per pacientin kosovar, por i proklamuar nga disa mjete te inf. me njohuri apo pa njohuri per semundjen dhe prognozen e pacientit, si shpetimtare?? Dhe duke i ngritur ne piedestal mjeket e atyre vendeve.

Por pse te ne Kosove trajtohen, operohen, sherohen, çdo dite paciente te vendeve Europiane dhe SHBA-ja ne te gjitha lemite e mjekesise

Mendoi se duhet te dilet me nje statistike nga kompetentet dhe MSH .Ne lidhje me kete dukuri shqetesiese sepse jane ne pyetje miliona euro?

Me numer konkret sa pacient jan trajtuar jasht vendi. Cilat jane semundjet, sa jane sheruar, sa kan vdekur dhe pse jane derguar , a ka pas ekspert dhe mjete per trajtimin e ketyre semundjeve ne Kosove?

Kush jane shoqatat individet qe mbledhin mjete per trajtim te pa indikuar nga ekspertet kosovar ?

Cilet jane ata qe propagojne negativisht per shendetsin dhe mjekun kosovar ,pa baze dhe shpifje, ndersa ,rezultatet e tyre po i “mbysin”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco