Banka Qëndrore e Kompanive Private dhe jo e Publikut?

Banka Qëndrore e Kompanive Private dhe jo e Publikut?

Nga Blerim Vela - 21/11/2019

 

Guvernatori i Bankës Qëndrore e arsyeton rritjen e çmimit të polisës së sigurimeve për vetura me argumentin "për të mbrojtur polisë mbajtësit". Rritja e çmimit të polisës për të mbrojtur konsumatorin?!?

Në fakt kjo më së tepërmi i dëmton ata që paguajnë polisat e sigurimit, pasi që ata përveçse do të paguajnë çmimin e ngritur, ata do ti mbulojnë humbjet e kompanive private të sigurimit dhe të atyre personave që nuk paguajnë polisat e sigurimit. Për rrjedhoje, rritja e çmimit të polisave mund të ketë kundërefekt dhe të shtojë numrin e personave që nuk e paguajnë polisën e sigurimit. Atëherë çfarë do të bëjë BQK? Do të rris prap çmimin e polisës?

Në vend se çështja e mospagesës së polisës së sigurimit të trajtohet nga gjitha trupat qeveritare, Banka Qendrore është vërë në shërbim të kompanive private dhe jo interesit publik. Kjo logjikë duhet të zëvendësohet dhe BQK duket të filloj me mbrojtjen e mirëfillët të interesit publik në të gjithë sektorët, përfshirë rishikimin e çmimit të shërbimeve bankare të bankave dhe të çmimit të polisave të sigurimit të kompanive të sigurimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco