Kush janë ata që na përbuzin?

Kush janë ata që na përbuzin?

Nga Kim Mehmeti - 21/11/2019

A e dini se në Maqedoni ka vendbanime shqiptare të rrethuar me postblloqe policore 24 orë në 24, si në kohë lufte, apo si të ishin vendbanime të Sirisë?

Kush janë ata që lejojnë që një vendbanimi të tërë t’i vihet shenja e krimit dhe banorët e atyshëm kolektivisht të trajtohen si kriminelë!?

A e dini se EVN’ja e Maqedonisë kolektivisht i dënon banorët e disa vendbanimeve shqiptare duke ua ndërpre furnizimin me rrymë elektrike, me arsyetimin gënjeshtar se bëhet fjalë për defekt?

Dhe kush janë ata që ia lejojnë kësaj kompanie që gjithë banorët e një vendbanimi t’i përçmojë e t’i shpallë hajdut që nuk paguajnë e nuk e dinë ç‘është ndershmëri e qytetari?

Ata që i lejojnë të gjitha këto përbuzje që u bëhen shqiptarëve të Maqedonisë janë përfaqësuesit shqiptarë që i votojmë dhe Zaevi që e shpallëm përfaqësuesin më të denjë të shqiptarisë dhe i cili do na ndërtonte ‘Maqedoni për të gjithë’. Andaj vazhdoni dhe përkrahni vëllazërinë sunduese BDI-LSDM!” 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco