Edi Ram..iq..

Edi Ram..iq..

Nga Syri.net Kosova - 11/11/2019

Një kryeministër shqiptar që ka punuar fort për ta ndarë Kosovën, e ka për argëtim idenë e mini-shëngenit ballkanik.

Edhe pse Edi Rama po shahet nga të tëra anët, kjo nuk i bën përshtypje. Me rëndësi për të, të harrohet sa më shpejt, plani i rrezikshëm territorial.

Që kreu i qeverisë shqiptare ka një alkimi me serbët, këtë e ka demonstruar prej kohësh. Që kur ia dha çelësin e Tiranës, Goranit, këngëtarit që glorifikonte çetnikët që bënë masakra në Kosovë.

Si një trashëgimtar i denjë i komunistëve të Enver Hoxhës, ky flirt me Beogradin, nuk duhet të befasojë askënd.

Për Shqipërinë, është e turpshme të lejojë, qoftë edhe një person si Edi Rama, t’ia shkaktojë tërë këtë dëm Republikës së Kosovës.

Që prej ardhjes së tij në pushtet, marrëdhëniet janë përkeqësuar, ndërsa në rrafshin rajonal, thellimi i miqësisë Tiranë-Beograd ka rënduar mbi kurrizin e Kosovës.

Këtu kanë faj edhe ata pushtetarë dhe propagandistë të Prishtinës, që iu shtrinë përtokë Ramës. Ky i fundit, ka bërë shumë mëkate, përveç narko-qeverisjes.

Nëse në kohën e Berishës u ndërtua rruga e kombit dhe Kosova e Shqipëria kurë nuk ishin më afër,nën regjimin e Ramës, u vendos taksa e padrejtë, si një kufi i dytë.

Duke iu bashkangjitur idesë së kotë të mini-shëngenit, pasi e refuzoi BE-ja, si një kryeministër i korruptuar e narko-trafikant, Edi Rama, e konfirmoi edhe një herë se është politikan antikombëtar.

Çudi se si edhe pas këtij skandali, Gent Caka, ende i vërdalloset nëpër këmbë. Mos të flasim pastaj për sojin e Batonëve e të tjerëve, që e ushqejnë Ramën me ide antishqiptare.

Mjerim për shqiptarët, çfarë lideri kanë në krye të shtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco