Vazhdon ujitja e mjerimit në Kosovë

Vazhdon ujitja e mjerimit në Kosovë

Nga Arbnor Krasniqi - 09/11/2019

Ne Francë rritet çmimi i naftes 2 cent, Parisi vërshohet nga protestat, që në fund rezultojn me reagim të qeverisë duke ju bindur kundërshtimeve të qytetarëve protestues, kurse në Kosovë rritet tarifa e sigurimit të veturave, që ndikon drejtëpërdrejtë në varfërimin e portofolios së qytetarëve, asnjë reagim në Prishtinë, duket jemi kalitur me despotizmin.

Instituticioni më i dështuar në Republiken e Kosoves BQK, e njohur si Banka Qendrore e Kosovës, ka vendosur që të rrisë tarifat për sigurimin e veturave prej 30 %, duke e justifikuar vendimin me broçkulla.

Qeveria e ardhshme duhet në mënyrë imediate të filloj me ndërmarrjen e masave që ndalojnë varfërimin e qytetarëve, duke shfuqizuar vendimet arbitrare të klases borgjeze të Kosoves.

Pastaj këtyre institucioneve koti të ju largohen edhe privilegjet e paskrupullta, Guvernatori i BQK paguhet 3,700 €, kjo është mëse skandal, as 30 € nuk e meriton pagen ky zyrtar sepse thjesht nuk punon asgjë, në fakt ai paguhet me pagë aq të lartë e si shpërblim ai po i dërgon në mjerim qytetarët e Kosoves, pavarësisht se kush është, pastaj të ardhurat mesatare në BQK janë, besoni apo jo, mbi 1,000 €, një tjetër skandal galopant, në Kosovë në institucione publike skandalet janë krejtësisht normale, ato përkufizohen si institucione skandaloze.

Dikush më pyeti një ditë, çka mendoni se duhet të ndërmarr qeveria e re dhe si do e konsideroni të suksesëshme punen e saj?
-Përgjigj'ja është fare e thjeshtë, për tu konsideruar qeveri progresive, duhet të ju largohen privilegjet të gjithë badihavgjinjëve të padinjitetshëm nëpër instituticione shtetrore, pastaj parat e kursyera të destinohen për bujqësi, blegtori e industri, pra të kthehet vëmendja tek zhvillimi i sektorit të mjerë privat dhe tek përmirësimi i kushteve për punëtorët e këti sektori.

Përndryshe nëse qeveria e ardhshme nuk ndërmerr masa të tilla, do të jetë qeveri e dështuar dhe pastaj më sigurisht që askush nuk do të ketë vullnet të jetoj në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco