Kur e çova peshë Mitrovicën e diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete

Kur e çova peshë Mitrovicën e diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete

Nga Kimete Berisha - 27/11/2023

Albin? 
- Kur e kam bindur babën tim që ta votoj Albinin, më ka thënë: 
'Bijë, ne jemi të Drenicës, ti e di se neve na e kanë inat, ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin'. 
- Në vend të
përgjigjes ia kam dhënë emrat që duhet t'i votonte: 
E para Saranda, e dyta Vasfija; e treta Adriana, e katërta Donika, i pesti: Vitija. 
- Me nanën kollaj. 
Ajo nuk ma ka prishur qejfin. 
Prandaj, unë i dua ata që më 'lëmojnë'. 
Unë e di që ajo dashuria 'me lëmime'
 s'është e vërtetë (është zbukurim
i dashurisë), 
por aq magjike  më duket ajo ndjenjë, sa që e jap të vërtetën për të, përkohësisht. 
S'janë as 3 veta që më
marrin me të mirë 'më lëmojnë', fati im, se deri tash isha shkrirë. 
- Më pëlqen të
shkrihem, e jo të thyhem.
- Sipas Shopenhauer-it, mua më pëlqen të zvogëlohem, se vetëm kur më 'lëmojnë kokën', ma ulin kokën. 
Dhe vetëm kur e ulë kokën e ndjehem e vogël - unë ndjehem mirë.   
- Atëbotë, kur unë e çova peshë Mitrovicën dhe diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete. 
- Lëre që nuk kishte sekrete, por ua interpretonte të gjithë kundërshtarëve edhe mendimet më të errëta.
- Prandaj, më pëlqente. 
Se dukej: shkollar por bandit; 
intelektual por rebel; 
filozof por popullor; 
më pëlqente se dukej edhe arrogant i krisur, i lirë, më i lirë se çlirimi. 
- Dhe Liria e bënte lider.
Unë i besoja shumë. 
Tash, ku je? 
- Nuk të gjej. 
- E ka zbutur pushteti (ata që të lëmojnë - të zbusin), e shoh që mban sekrete me Serbinë, me evropianët, me krejt mëhallat e botës, e veç popullin e tij e privon nga e drejta për ta ditur fatin e tij, shkruar nga orakulli i Delfit.
A është e mundur? 
Është e mundur. 
- E shihni vet, me Aleksandër Vuçiqin e mban sekret fatin e Kosovës në Asociacion.
- Albini u bë truproje e sekretit të
përkohshëm, se ky sekreti i draftit të
Asociacionit është sekret publik, sekret qesharak, i ndarë me krejt botën, përveç me t'shtëpisë....
se sikur të ishte sekret i përhershëm, nuk do t'i binte hise këtij.
- S'ka gajle që s'është fer, por nuk është punë e mençur të kesh sekrete.
Sekreti ta turbullon mendjen.
Sekreti të rrudhë.
Sekreti të bën të dyshimtë.
Sekreti ta humb kreativitetin. 
Sekreti është tregues se Ti s'je i lirë.
Sekreti është i pamoralshëm. 
- I ke parë ato gratë
e burrat e zënë në dy-a më shumë afera (ata i quajnë
dashuri se janë të
mjerë, nuk e dinë se dashuria është e lirë, nuk duron pushtet, nuk duron errësirë, nuk duron sekrete. 
....
Të ishte mollë e ndaluar - dashuria do të ishte mëkat...
Po si mund ta dijë
çka është dashuria njeriu i robëruar, i bodrumeve, i territ,... e i fshehtësive). 
- I urrej sekretet...dhe befasitë. 
Sikur ta kisha një sekret, nuk do të mund të
shkruaja të vërtetën, se për ta thënë të vërtetën duhet të
jesh i lirë...
e sekreti të frikëson, të
shantazhon, të
dirigjon...
Prandaj, Liria individuale vjen nga pastërtia.
- Albin! 
Ti duhet t'ia tregosh shoqes tënde (që nuk i gjendet shoqja), draftin e Asociacionit, jo për hatrin tim, por për të mirën tënde. 
Ti nuk je truproje e sekreteve të
përkohshme. 
Ata që kërkojnë nga ti t'ua ruash sekretin kundër popullit tënd, ata janë 'askushi', nuk janë liderë!
-  Se asnjë opozitë, asnjë kundërshtar, asnjë armik nuk të ka dëmtuar më shumë se sa gabimi yt që ke pranuar të ndash sekrete me Aleksandër Vuçiqin, fshehur popullit tënd.
- Është grackë qesharake kjo, që të bën të përdorshëm, sepse as sekret nuk është, që
thashë...
sekreti të lidh me errësirën përgjithmonë, e në rastin tënd sekreti është fals. 
- Anipse e kam
ditur se shumë gjatë
do të jesh në pushtet, unë kam shkruar pa pushim kundër teje (shpesh e kam tepruar, e di)...
sepse vërtetë të kam
besuar dhe vërtetë, me loçkë të zemrës jam zhgënjyer. ...
Dhe e kam
paguar shtrenjtë, në atmosferën e një
vetmie kozmike. 
- Unë ende jam aty ku kam qenë - shpesh vuaj, por Liria individuale më shëron!
- S'di qysh.....
ndodhi.., 
mbeta një idealiste 
budallaqe 
që kurrë s'u  mbush mend! 
- Por, ne mund të pajtohemi, nëse Ti
..i përmirëson sjelljet. 
- Dhe një ditë baba më tha: 
Krejt - krejt, por Donikën pse më the ta votoj. 
Kësaj here iu përgjigja: 
- Sepse gjithmonë më kanë mashtruar, Miftar (se kur hidhërohem i thërras njerëzit me emër e mbiemër). 
- Por unë asnjëherë në jetë askënd nuk e kam mashtruar. 
Sepse, jam e Lirë. 

P.S. 25.11.2023. 
Borë. 
Sikurse shenjat në gjuhën e gojës, asnjë fjollë bore nuk është e njëjtë me tjetrën. 
Kjo më jep pak 'shpresë të ftohtë', si 'sarkazma e thatë'
që kurrë nuk arrij ta kuptoj.
- Për dashuri do t'ju shkruaj pasdite. 
Se përveç
krizës së besimit, po e kaloj edhe një krizë të dashurisë.
Jam e pafajshme. 
- Nëse dal ta kërkoj Zotin që
më ka humbur përpara syve, kam frikë se do ta humb rrugën e s'do të dijë të kthehem në shtëpi. 
- Një fustani i kuq po thahët mbi telat e ngrohjes. 
- Rrotat e dimrit i kam në hotel. 
- Në prehër e kam librin e Veli Karahodës 'Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit'. 
Por, e ndala leximin tek faqja 120, veç për një fjalë..
(Ky shkrim u shkrua për së dyti, sepse herën e parë shkrimi m'u 'zhduk' para syve...
Veç kush e ka provuar e di çfarë po ndjej, e meqë jam fillikat vetëm, e s'pata kujt t'i qahem...
nuk guxova t'i gjuhem vetes...
klitha: 
/oh....jo....mos....të lutem...jooo...
e lypa në note-s, nuk e
gjeta, e qita një kafe...
u mërzita pak dhe e shkrova prej fillimit, e vetëdijshme
se 'dy herë nuk hyhet në të njëjtin lum').
- Ju dua -Ju urrej!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco