Erdhën sharlatanët

Erdhën sharlatanët

Nga Kimete Berisha - 24/11/2023
Albin Kurti le ta dijë se është duke e financuar injorancën. 
Ka krijuar fabrika të budallenjëve që kujtojnë se janë krijues, e as normal nuk janë. 
Nuk i jepen  7,500 Euro në muaj një
halucinanti që e quan veten 'peshkaqen'.  
- Atij i duhet ndihma, po, por një lloj tjetër i ndihmës. 
Shih ti çfarë epshi ka ky...të jetë
peshkaqen e t'i hajë njerëzit' dhe peshkaqenët tjerë. 
Qeveria e Kosovës e financon shtrenjtë një
budalla që
ëndërron 'ta hajë' popullin. 
- Se përndryshe, çka i mori
ky lakmi peshkaqenit që të dëshirojë  të jetë peshkaqen.
Ky jo peshkaqen, por aq i hajthëm....nëse pak fryen era, e fluturon.
Ama papuçet i ka blerë
para se ta blejë Donika. 
- Ajo që më pëlqen tek peshkaqeni zebër për shembull, është aftësia për t'u riprodhuar pa mashkull. 
Pra, jo veç Shën Maria ka realizuar 'lindje të virgjër'. 
Përditë zogjtë janë të shenjtë, shumohen pa ndihmën e askujt. 
Anipse më shumë
ka vrasës sesa zogj - thotë njëri...! 
Edhe një gjarpër është i privilegjuar nga perenditë, shumohet pa pasur nevojë për askënd. 
P.S. Ishte ora 18:00. 
Dje. 
Po e prisja një lajm që nuk vinte. 
Këmbana e Katedrales ma kujtoi krizën e besimit që po e kaloj. 
Shparit një qiri- i thashë vetes. 
Pas besimit, s'ke asgjë më
shumë për të
humbur. 
U mata-u ç'mata, s'më hyhej, por hyra. 
Unë nuk e dija se ndodhin mesha të rregullta, dhe kur hyra, nga keqardhja mbeta e bllokuar aty. 
Kishte pak njerëz, sa pak njerëz, disa motra nderi, disa gra, nja tre meshkuj dhe një djalë i ri që u ul afër meje. 
Ata në këmbë - unë në këmbë. Ata uleshin - unë pas tyre. 
Çka po bëj këtu. Po gënjej. Po mashtroj. Po shtirem - nga keqardhja. 
Ju kam treguar, po kaloj një krizë besimi: çdo gjë
që di, nuk më mjafton. 
Kam nevojë që secili yll të jetë një Zot dhe kam frikë se prap do të
mbetej vend edhe për një tjetër Zot. 
Pse s'bëhem e sinqertë dhe të dal. 
Nuk më rrrihet këtu. 
Unë nuk besoj asgjë
që po thotë Don Lushi. 
Por dua të
besoj, aq shumë dua sa më duket sikur më pikon zemra gjak nga mërzia që nuk arrij të besoj. 
Motrat e nderit, të reja, me flokë
të thinjura, jetojnë për Krishtin....e Krishti askund. 
Don Lushi fliste shumë mirë, për Jerusalemin, për të
cilin, në mos gabofsha, tha që Krishti qante për të kur të gjithë qeshnin. 
M'u kujtua një shok i klasës, i cili qeshte kur të gjithë
qanin. 
Por, zemra ime është e zbrazur nga gjithçka...
Afër meje djaloshi lutej e i mbyllte sytë shtrëngueshëm thuajse po ia vret sytë drita e Jezusit. 
Shumë ia lakmova besimin...sikur dëshironte të më bindte edhe mua...diçka. 
Dhe, nga frika se Don Lushi e heton kur të çohem e të dal, mbeta ulur dhe dëgjoja korin e motrave të
nderit që i këndonin dashurisë për Krishtin. 
Nëse do të ngritesha, taket e mia do të tingëllonin si gurët që rrokullisen dhe e lutja s'do të dëgjohej më.
Një motër nderi më e moshuara m'i shikoi këmbët e zbuluara në çorape najloni në mini-fund. 
Gjynah, ajo vërtetë mendon se shamia e bën më të ndershme se mua... 
Lutjet e Don Lushit dridheshin nga të ftohtit. 
Njerëzit mërdhinin aty për ta ngrohur shpirtin. 
Sa dashuri e vjetër, kjo. 
Dashuria duhet të përtrihet. 
Më duhet një profet i 
Ri. 
Se kur dashuria vjetërohet - bëhet si tregiim për fëmijë...bëhet përrallë.
Kur erdhi koha që ta hanë bukën tonë
të përditshme, u ngrita të dal. 
Një motër nderi kujtoi se edhe unë po shkoj të ha bukë...e ajo s'kishte se si ta dinte se unë jam ajo që e laj edhe bukën para se ta ha (qesen e bukës) me sfungjer e shampon...
S'bën, e dashur - më
tha. 
Ti nuk je e pagëzuar. 
S'di si më
hetoi që s'jam e pagëzuar. 
Dhe, e pashë duke u krenuar para meje për dashurinë e saj ndaj Jesusit. 
E mua, mua më erdh një mesazh në telefon 'Ti je kategorike, nganjëherë shpif dhe aspak nuk je serioze'....
- Qiriun e lashë në flakë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco