Nëntë paradokse kryesore kosovare të kohës

Nëntë paradokse kryesore kosovare të kohës

Nga Shenoll Muharremi - 15/11/2023

1. Ajri vdekjeprurës

2. Inflacioni astronomik

3. Siguria Energjetike

4. Anomalia e Tregut i Punës

5. Bilanci tregtar negativ kronik

6. Spitalet publike mungesa e furnizimeve 

7. Poziva e grave 

8. Trafiku kaotik i ç'rregulluar

9. Kultura rreth Drejtësisë

Janë disa çështje dhe tema shumë me rëndësi që nuk adresohen, diskutohen dhe nuk duket që ka shqetësim publik edhe institucional për to. Qeveria nuk i shef si probleme dhe nuk i adresion, por edhe pjesa tjetër e politikës, opozita, dhe shoqëria në përgjithësi i fsheh ndër jorgan. Askush thujase nuk do të i shef e nuk kur nuk pranohen, nuk ka as programe dhe terapi që zgjidhen. Shumica kanë të bëjnë me vet jetën dhe kualitetin e jetës, me gjendjen e familjes, mirëqenien pubulike dhe individuale. Bizneset dhe ekonomminë. Kapacitetet tona me u organizuar si shoqëri në shekullin 21.

A. Dje në Prishtinë kemi pasur arjtin e pashëndetëshëm. Kjo nuk është hera e parë, ne me vite kemi një arj toksik që po na helmon familjet, fëmijët dhe prindërit, por nuk i bënë përshtypje as institucioneve as publikut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 30% të kancereve të zemrës, sistemit të frymarjes dhe trurit janë pasojë e ajrit të ndotur. Ne vazhdimisht dhe sistematikisht po ekspozohemi me ajrin toksik në Prishtinë dhe Kosovë. Paradoksi nr 1 është që kjo nuk pranohet dhe diskutohet e adresohet si problem. Kosovarët, ne, e pranojmë këtë fakt si të qenë dhe vazhdojmë me jetu dhe punu sikurse asgjë nuk po ndodhë. Nuk ka sesi kjo të jetë paradoksi më i madh i Kosovës, për shkak se ne me aktivitetet tona, me me punën dhe mospunën po vrasim ngadal njerëzit tanë me ketë ajr toksik dhe po bëhemi sikurse asgjë nuk po ndodhë;

B. Inflacionit, apo rritja astronomike e çmimeve është paradoksi nr 2 i Kosovës. Disa produket janë shtrajtuar mbi 100% gjatë dy viteve të fundit dhe familjet po përballen me presion shumë të lartë financiar. Kjo po ndikon familjet kosovare në shumë aspekte. Por kjo nuk është një temë qëndrore në Kosovë. Kur dalin të dhënat e inflacionit, ka raste që as nuk publikohen në media. E qeveria as që i trajton apo i pranon. Nuk flet e merret me këtë problematikë. Në fakt, me politika të gabuara dhe efikasitetin e dobët qeverisës vetëm se e bënë situatën më të vështirë për njerëzit;

C. Siguria Energjetike, ende pas thujase 25 viteve pas çlirimit të Kosovës, nuk kemi ende siguri energjetike. Vazhdimisht duhet të mvaremi dhe importojmë rryën nga jashtë. Kjo përpos amvisnisë është një problem struktural i rritjes së ekonomisë dhe ndikon në konkurrncshmërisë së bizneseve. Industria nuk mund të forcohet e konsolidohet me pasiguri energjetike. Përpos mungesës së energjisë për nevojat, edhe struktura dhe burimi i energjisë është problematik se mvaret nga qymyri. Kohën e fundit ka një tendencë me diversifiky dhe me u fokusuar në energji alternative, por një ankand tender që u lancuar nga qeveria dështroj herën e parë, dhe kjo jep një shije të hidhur tek investitorët. Siguria e energjisë është e ndërlidhur edhe me siguri kombëtare dhe ekonomi, dhe kjo është një temë që institucionet dhe shoqëria e Kosovës duhet të rishikoj seriozisht;

D. Anomalia e Tregut i Punës. Bizneset po mbyllen e shkatërrohen nga mungesa e puëtorëve të kualifikuar për ta. Në anën tjetër kemi mbi 700,000 persona në moshë pune që janë jashtë tregut të punës, prej tyre mbi 450,000 janë gra. Ky është një paradoks kosovar për shkak se në njërën anë ka kërkesë për punëtorë e në anën tjetër ka kërkesa për punë. Qeveria nuk ka asnjë program specifik të  adresoj dhe rregulloj tregun e punës që tashmë është bërë problem shumë thelbësor në Kosovë. As që njifet si problem nga qeveria, për shkak se sikur të njifej do të adresohej. Paradoks në vete kjo, dhe një cështje urgjente e kohës dhe ekonomisë që ndërlidhet me kushtet e jetës, biznes-bërjes dhe migrimit epidemik që po ndodhë vitet e fundit;
E. Bilanci tregtar negativ kronik. Gati 50% e bruto produktit vendor në vit, vlera e të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve, dalin jashtë vendit. Kjo për shkak të bilancit negativ kronik të tregtisë së mallrave. Deficiti po rritet sistematikisht dhe ka arritur rreth -4.5 miliardë euro në vit. Ky është një potencial serioz i humbur, i dalur jashtë secilin vit, që mbetet problemi më i madh ekonomiki Kosovës. E si nuk ka atëherë qeveria asnjë plan psh për zëvendësimin e importit me prodhime vendore? Apo pse ministra përgjegjëse për zhvillim të sektori privat ka buxhet vetem 25milion në total, kur mbi 1 miliardë janë alokimet për ndihma dhe politika sociale. Paradoks është sesi kjo as nuk njifet e pranohet e as nuk adresohet në Kosovë.

F. Spitalet dhe shëndeti publik. Këto ditë një gazetare me kredibilitet ka raportuar se mungojnë apo janë të prishura paisje esenciale për trajtim të pacientëve me kancer. Nuk është hera e parë që ka mungesë të paisjeve, shërbimeve edhe furnizimeve. Kemi pasur edhe raste kur insolini ka munguar apo edhe disa raste bizare sikur penjët. Kjo është e papranueshme kur kjo vjen is pasojë e mungesë së menaxhimit të duhur apo faktorit njeri. Nuk është që shëndetësia nuk ka pasur buxhet për këto paisje dhe furnizime por është injoruar. Ndoshta njeriu nuk ka edhe aq shumë vlerë? Përndryshe është paradoksale për shkak se në kohën kur ka pasur mungesë të furnizimeve esenciale zyrtarët e lartë qeveritarë shetitin nëpër botë thujase asgjë nuk po ndodhë. 

G. Poziva e grave, edhe pse kemi disa përparime dy dekadat e fundit mbetet problematike. Sipas statistikave zyrtare mbi 450,000 gra në moshë pune janë jashtë tregut të punës, jashtë ekonomisë. Nuk kemi shumë gra në pozita menaxherial dhe drejtuese. Kemi telashe me kulturën e trashëgimisë. Kosova është në fund të listës së Europës kur është në pyetje siguria e grave. Numri i dhunimeve është i lartë dhe kemi pasur edhe raste të vrasjeve. Në përgjithësi gruaja nuk e ka pozitën dhe rolin e merituar në Kosovë. Përkundër situatës dhe gjendjes aktuale, nuk shifet një momentum apo nxitje për të adresuar dhe përmirësuar pozitë e tyre. 

H. Trafiku kaotik i ç'rregulluar. Kemi autorrugët që na lidhin me shtet jashtë të mira por rrugët rajonal brenda Kosovës janë tragjike. Disa rrugë magjistrale sikur apo Prishtinë - Mitrovicë ndoshta kanë filluar mbi 15 vite dhe ende nuk kanë përfunduar. Kjo shifet si normale dhe as që është temë dhe preokuptim. Gjithashtu trafiku nëpër qytete të Kosëvës, sidomos në Prishtinë, është i pamëshirshëm dhe pengon zhvillimin ekonomik dhe bizne-bërjen. Më lehtë shkon në Prizren sesa brenda lagjeve të Prishtinës. Nuk duket që ka një zgjidhje për këtë. Të gjithe e shofim dhe jetojmë në këtë situatë por nuk lëvizë askush. Paradoks në vete kjo. 

I. Drejtësia. Kjo pikë e ndijshme për shoqërinë. Nuk po funksionon si duhet. Drejtësi e kontrolluar apo drejtësi për të dobëtin është matra me gjasë. Frikësim i dëshmitarëve, në raste ekstrem edhe më e keqe. Politizim i sistemit të drejtësisë. Disa raste adresohen brenda ditës e javës e disa tjera me vite e dekada. Disa vjetërohen, nëse ke lidhje të forta. E për disa, në raste të njerëzve të fortë, as nuk marrim përgjigje asnjëherë pse ndodhin. Sikurse mentaliteti dhe kultura jonë ka funksionuar gjatë me dekada dhe shekuj kundër drejtësisë dhe ligjeve dhe tashmë po kemi vështirësi me funksionalizu dhe besu në drejtësi. Kjo për shkak se drejtësia nuk ka qenë në anën tonë, kemi qenë të robëruar. Jemi mësuar mirë dhe përshtatur të jetojmë pa drejtësi, ende nuk i kemi kuptuar benefitet e drejtësisë. Mbase edhe nuk kemi shiju asnjëherë në histori një drejtësi funksionale, rrjedhimisht nuk po jemi as në gjendje të funksionlizojmë drejtësinë as të trajtohemi nga ajo. Kjo është paradok për shkak se pa drejtësi funksionale nuk funksionon sistemi ynë politik e demokratik.
Kaq për paradokset tona. Ndoshta gjithkush mund të i listoj disa paradokse apo gjëra të çuditshme e pak të shpjeguara në shoqërinë tonë. Por si të zgjidhen ato? Ndoshta njerëzit, shoqëria dhe institucionet tona nuk kanë besim se janë në gjendje t'i zgjidhin, përatë po i fshefim e nuk po i pranojmë. Ciladoqoftë situata dhe shkaku, ne duhet të fillojmë të i flasim dhe trajtojmë këto. Hapi i parë është t'i pranojmë dhe të fillojmë të shofim si t'i zgjidhim. 

E për këto nuk mjaton një kryeministër apo një qeveri, këto janë përpjekje shoqërore. Pa presion publik, qeveria nuk do të merret me to se ka edhe 100 probleme tjera. Por publiku duhet të specifikoj cfarë është e rëndësishme për të. Nëse shëndeti publik është me rëndësi apo jo? Nëse energji është esenciale për ekonomi. Nëse mundemi me sëndërtu një ekonomi pa gra, a është mundur kjo? Dhe nëse shteti i ri i Kosovës do të funksionoj pa drejtësi funksionale?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco