Drafti për Asociacionin...

Drafti për Asociacionin...

Nga Zejnullah Jakupi - 13/11/2023

Botimi i Drafit të Asociacionit sipas Albanian Post, do thoja, përgjithësisht bazohet në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të 2015-së, Planit Franko-Gjerman, në Marrëveshjen e Ohrit, të përmbledhura në një konkretizim final në Draftin e zbardhur nga Burim Ramadani.

Pyetja e parë që shtrohet do ishte: A e pranoi Albin Kurti Asociacionin?

Do themi: Të gjitha i ka pranuar me Marrëveshjen e Ohrit edhe të pa nënshkruar. Sepse nëse nuk i pranon, shkon në shtëpi, pra vendi shkon në zgjedhje. E çfarë fitojmë, asgjë. Humbje kohe dhe harxhime të parasë publike për zgjedhje të reja. E nëse ato mbahen dhe hipotetikisht fiton kjo opozita e tanishme, PDK, LDK e AAK, këta sigurisht do e bëjnë, madje duhet të mos ankohen tek Albin Kurti se këta i kanë vu nënshkrimet (PDK, LDK) që në 2013. Prandaj Albin Kurti nuk bënë të tërhiqet se nëse terhiqet, vijnë këta të opozitës dhe e miratojnë dhe e zbatojnë – do të detyrohen ta miratojnë dhe ta zbatojnë. 

E duke ditur se opozita është edhe me destruktive, e korruptuar dhe nuk ka mundur ta luftojë krimin dhe korrupsionin, por as të bëjë reformat e duhura në drejtësi, shëndetësi dhe arsim, atëherë le të mbetet kjo qeveri në pushtet dhe le ta zbatojë deri në zgjedhjet e reja, edhe për një mandat tjetër. Pse jo, dikush duhet. Por dihet tashmë se fajtorë për fillimin e Asociacionit ishin qeveritë para qeverisë së Albin Kurtit.

E mira e të mirës do ishte; natyrisht një koordinim i gjithë spektrit politik, pozitë-opozitë për ta bërë (miratuar) Draftin e propozuar.

Enver Hasani tha se Drafti sjell një autonomi sikur ai i Tirolit Jugor. Ky konstatim është i paqëndrueshëm sepse Veriu i Kosovës, këto katër komunat nuk kanë patur kurrë autonomi në historikun e Kosovës, sikur në rastin e Tirolit Jugor. Veriu u bë problem pas luftës 1999 e këndej, e sidomos me Marrëveshjen e 19 prillit 2013.

Si të dilet nga situata?

Drafti i botuar nga Burim Ramadani dhe Albanian Post, nëse është versioni origjinal, do të mund të bëhej me disa kushte:

-Të mos preket tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, ashtu edhe siç është garantuar. 

-Pastaj SHBA dhe BE duhet ta marrin përsipër (duhet shtuar) një aneks në fund të Draftit, një fusnotë ku me miratimin e tij, kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO dhe BE.

Natyrisht me këtë do të pasonte njohja De facto vs. De jure nga Serbia- e dyanshme. 

-Zbatimi i i implementimit të Asociacionit do të fillonte me shpalljen e zgjedhjeve te reja, me miratimin e planit për zhvillim ekonomik dhe hapa tjerë.

-Me njohjen e 5 vendeve të BE-së Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të BE-së me kusht- i quajtur si „Anëtarësim i Kushtëzuar“ dhe me mbikqyrje nga BE dhe raportim mujor lidhur me ecurinë e implementimit të Draftit dhe kushteve tjera të parapara për anëtarësimin e plotë.

Ky do të quhej një „Integrim strategjik“ i dyja vendeve në BE.

PS: Natyrisht që këtë strategji të BE-së dhe SHBA-ve do mund ta kundërshtojë Rusia dhe egziston rreziku i ndërhyrjes përmes provokimit të ndonjë konflikti në Ballkan si në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco