Shqipëria ‘e zezë’ e Edi Ramës! A jeni gati?

Shqipëria ‘e zezë’ e Edi Ramës! A jeni gati?

Nga Bledian Koka - 08/11/2023

Nga armët kimike tek bombat sociale, aftësi e Edi Ramës për të krijuar terapitë e shock-ut ndaj shqiptarëve është pak të thuash perverse! Në 2014, 1 vit pasi vuri këmbë në qeveri Edi Rama, opinion publik mori vesh nga Rusia se Shqipëria ishte parashikuar “Gërdec” për armët kimike të Sirisë! Asokohe ndërgjegjja qytetare e mundi grupin e “pastrukturuar” propagandistik të Edi Ramës. Lëvizja jo-armëve kimike nuk kishte liderë, por kishte turmë!. Qytetarët panë “armikun tek porta” e kështu morën fjalën, vargun dhe qarkun dhe i thurën “këngën” Edi Ramës duke i bërë të qartë atij se “Jo do të thotë Jo”! Pas një rezistence thuajse 2-javore, ai që kishte kishte ngrënë dardha prapa krahëve të shqiptarëve me amerikanë për të demomtuar armët kimike siriane në kurriz të shqiptarëve, për interesa personale.

Gati 10 vjet më pas, Edi Rama po tenton të bëjë të njëjtën gjë! Kësaj here nuk bëhet fjalë për armë kimike, por për një bombë të madhe sociale për 5 plus 5 vitet e ardhshme. Me një llogari të thjeshtë, sipas marrëveshjes Edi Rama - Giorgia Meloni, në 10 vitet e ardhshme Shqipëria duhet të mbajë në Shëngjin 360 mijë emigrantë që vijnë nga Afrika veriore, ose gati 12 % e numrit zyrtar të popullsisë së vendit tonë.

Në vitin 2034 sipas kësaj logjike 1 në 10 banorë të Shqipërisë do të jetë një emigrant afrikan, ndoshta dhe më shumë!. Një raport të tillë nuk e kanë as vetë vendet target të emigrantëve si Italia, Gjermania apo edhe Britania po të doni. Po cila është tipologjia e këtyre emigrantëve? Mjafton të shikosh pamjet apokaliptike në kampi e pritjes të Lampeduzas, kampet në ishullin Kos të Greqisë, situatat në kampet e Gjermanisë për të kuptuar që këto zona janë zhytur në kaos total dhe siguria është jashtë kontrollit. Turqia është një nga vendet kryesore të dramës sociale që vjen si pasojë e fluksit të emigrantëve. Që prej vitit 2011 dhe luftërave që pasoi “Pranvera Arabe”, llogaritet se mbi 10 milionë emigrant afrikanë që enden rrugëve duke qenë autorët krimeve kryesore seksuale, grabitjeve dhe kontingjentit kriminal në vend.

Në prag të zgjedhjeve, autoritet turke ndërmarrin herë pas herë operacione “fshesa” për makijazhe elektorale, por pa arritur që ta adresojnë drejtë si problem! Këta njerëz praktikisht nuk ekzistojnë sepse ata e zhdukin dokumentet e tyre të identifikimit nga vendet e origjinës, për të fshirë të kaluarën e tyre që shpesh është kriminale dhe jo rrallë herë terroriste!

Përdhunime, grabitje, terrorizëm!

Në 18 Tetor, Lassoued Abdeslam 45 vjeç (tunizian) hapi zjarr në Bruksel dukë vrarë 2 persona! Sulmi i tij u mor përsipër nga organizata terroriste ISIS. Abdelsalam kishte zbarkuar në vitin 2011 në Lampedusa. Kërkesa e tij për azil në Suedi ishte refuzuar dhe pas kësaj ai jetonte në ilegalitet në Evropë, deri kur u shfaq si terrorist në Belgjikë duke i kushtuar jetën 2 qytetarëve! Evropa vuan prej vitesh. Krimet e refugjatëve, kanë qenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga sulmet terroriste ndaj popullatës, e deri tek përdhunimet, dhuna apo grabitjet me pasoja të rënda.  Instituti Kombëtar i Statistikave të Italisë ka publikuar një raport ku thuajse të gjitha krimet seksuale kryhen nga emigrantet. Shifrat japin një pamje edhe më të zymtë kur bëhet fjalë për shfrytëzimin seksual, ku 90 për qind e të gjitha krimeve kryhen gjithashtu nga emigrantët.

Po i njëjti raport thekson se për shkak të emigrantëve, siguria publike është përkeqësuar në mënyrë drastike në shumicën e qyteteve të mëdha italiane. Në qarkun Varese, një bandë e armatosur emigrantësh marokene ka pushtuar një pyll të tërë, nga ku operojnë një rrjet të tregtisë së drogës dhe dhunës seksuale. E pikërisht këto krime, detyruan qeverinë që të ndërmarrë politika për largimin e tyre nga Italia, që në këtë rast zgjidhja u gjet në Shqipëri fal marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.

Gjermani është gjithashtu një prej shteteve që ndërmori masa të forta ndaj emigrantëve, e po ashtu është një nga shtetet me rritje të kriminalitetit nga refugjatët që kanë aplikuar për azil. Së fundmi, autoritetet gjermane raportojnë se janë shënuar shumë raste përdhunimi në metrotë e qytetit, duke e kthyer në një zonë të rrezikshme për tu aksesuar. Pak javë më parë, një emigrant 20-vjeçar afgan u arrestua pas një sulmi brutal seksual në një stacion metroje në Mynih, ku një student polak 18-vjeçar u përdhunua për disa orë.

Raportet e shumta të përdhunimeve dhe tentativave për përdhunime nga emigrantët që jetojnë në Francë kanë zënë titujt kryesor të mediave vendase nga rritja e vazhdueshme e sulmeve seksuale dhe emigracionit masiv. Gazeta franceze Le Figaro raportoi vdekjen e një gruaje 67-vjeçare, e cila u rrëmbye jashtë shtëpisë së saj në Versajë nga një shtetas algjerian të mërkurën në mbrëmje ku u përdhunua, grabit dhe më pas u vra. Autori i këtij krimi të rëndë ishte një shtetas algjerian, të cilit iu refuzua azili dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi që prej shkurtit të vitit 2022, por autoritetet nuk kishin arritur ta gjenin.

Suedia ka qenë ndër shtetet e para evropiane ku kriminaliteti u rrit ndjeshëm për shkak të migracionit, e që detyrojë Suedinë që të bëhej shteti i parë që të ndërmerrte masa për frenimin e emigracionit dhe rregullave për azil. Këtë verë bandat e rinisë së huaj raportohet se kanë sulmuar seksualisht dhjetëra gra dhe vajza në dy festivale muzikore në Suedi. Incidentet thuhet se ndodhën në Festivalin Bråvalla ku grupet e burrave përdhunuan pesë adoleshentë dhe vajza të reja ndwrsa viktima më e re ishte një vajze 12 vjeç.

Një pyetje e thjeshtë për shqiptarët!

Këoto ndodhin në vendet e BE-së, madje atje bëhen edhe filma! Problemi është që filmi tashmë do të zhvendoset në Shqipëri

A jeni gati?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco