Pse po fshihet statuti i Asociacionit?

Pse po fshihet statuti i Asociacionit?

Nga Shenoll Muharremi - 07/11/2023

Lajcak paska ardhur me 'duar në xhep'. Po takon opozitën e ambasadorë të huaj në Kosovë dhe po ju tregon gojarisht për statutin. 'Modern' 'Europian' 'Në Harmoni me Kushtetutën'. Pyetja fundamentale është: nëse është kaq i mirë, pse po fshihet nga opozita dhe publiku? Puna është që pas takimeve të sodit, ai dhe shërbimi i jashtëm do të thotë që 'ne konsultuam opozitën dhe hisetarët' por kjo nuk qëndron, për shkak se ende askush nuk e ka parë përmbajtjen e statutit.

A ka mundësi me qenë kaq i mirë, e në anën tjetër me qenë kaq jo transparent. Ai po e prezenton gojarisht, por kush i beson Lajcakut? Askush. Dhe nuk duhet me  i besu fjalëve të askujt. Provoni në Gjermani, Francë apo edhe Sllovaki të silleni kështë apo të veproni ngjashëm, dhe do digjen ndërtesat e qeverive. 

Asnjë pasojë e barë nuk do të ketë asociacioni për Lajcakun e Shërbimin e Jashtëm të BE-së. Ata do largohen nga ato pozita së shpejti dhe as që do të kujtohen për asociacionin. Ne do të jetojmë me asociacion. Opozita dhe qytetarët do t'i bartin pasojat e një statuti që Lajcak e di e ne që bartim pasojat nuk kemi parë asgjë. 

Në raste të tilla, jo vetëm që fjalët e 'besa' nuk mjafton, këto dokumente duhet të lexohen mirë në letër e analizohen nga njerëz profesionist të fushës. Çfarë kuptiomi ka t'i shofim ato pasiqë të jetë vonë, kur ato aprovohen nga 2-3 persona vetëm? Kjo as nuk është vlerë  Europiane, as demokraci. Asgjë më shumë se një proces jo transparent i cili mund të i hakmerret të ardhmës tonë. Publikojeni statutin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco