Lulzim Basha, Prigozhini i Edi Ramës!

Lulzim Basha, Prigozhini i Edi Ramës!

Nga Bledian Koka - 02/11/2023

Pak ditë më parë në telefonin e Lulzim Basha ka mbërritur një ‘thirrje pa përgjigje’ nga një media që nuk i thua dot jo, BBC! Rrjeti britanik i informacionit ka publikuar sot një hetim i cili kishte si protagonistë të saj Yegeni Prigozhin (I ndjeri) dhe Lulzim Bashën!

I pari humbi jetën një ‘aksident ajror’ pak javë pasi vendosi të ngrejë kokë kundër atij që nga kuzhinier personal e vendosi në krye të grupit më gjakatar paramilitar të Rusisë, Ëagner! i dyti është në dyshime të fortë se ka fshehur konfliktin e interesit me pozicionin e tij më të ri, atë si raporter i Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës pas konfliktit të armatosur si pasojë e pushtimit të Rusisë!.

Investigimi nis së pari me zbulimin e një kompanie guaskë në Seychell (një shteti i vogël off-shore në Oqeanin Indian) i cili ka shërbyer si mburojë për pasuritë ish krye-mercenarit të Wagner, Yevgeni Prigozhin dhe po ashtu ka bërë të mundur që kompania Binniata Trade Ltd., të mbante të fshehur pronarët e saj të vërtetët përmes cic-miceve ligjore.

Ky investigim shënon edhe fundin pa lavdi të Lulzim Bashës në karrierën e tij ‘ndërkombëtare’ në KiE që nisi si zëvendësues i Blerina Gjylametit dhe përfundoi në një njëjtën tavë më një paramilitar rus me fund tragjik.

Lulzim Basha arriti në vetëm dy muaj të shfaqej një personazh tragjikomik edhe në sytë kolegëve të tij në KiE-s pasi e ka vulosur këtë staturë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Një njeri që e kërkon ringjalljen e tij politike në byrektoret periferike të Shqipërisë duke marrë hua dhe lek nga xhepi i shoqëruesve të tij, sot ka përfunduar edhe njëherë ne syrin e ciklonit të BBC-së si një njeri që ndërsa merr lek nga xhepat e Rusisë kërkon ti qajë hallin viktimave të Kremlinit, popullit të Ukrainës.

Investigimi i sotëm i BBC-së është treguesi i radhës që bashkon në të njëjtën kohë dy autokratë si Vladimir Putin dhe Edi Rama dhe dy mercenarët të tyre përkatës Yevgeni Prigozhin dhe Lulzim Basha. i pari si pararojë e copëtimit të popujve që nuk i binden Carit të Rusisë, i dyti si paramilitar i autokratit të Surrelit pararojë në aksionin e tij për asgjësimin e opozitës reale në vend.

Edi Rama arriti t’ia mbyllte me procedurë hetimin për pastrim parash Lulzim Bashës në vitin 2018, hetim i nisur nga prokuroria pikërisht për skandalin e financimeve ruse që Lulzim Basha akaparoi për një foto me Donald Trump. Por atë që e bënë më organet ligjzbatuese të Shqipërisë, dështuan që të dy ta fshihnin në sytë e investigimit të BBC-së që sot barazoi Shqipërinë me Rusinë.

Lulzim Basha bëri tentativën e fundit me një ‘karabinë’ në duart e veta për ta cilësuar investigimin e BBC si një problem përkthimi të mediave shqiptare, por sot edhe njëherë Lulzim Basha nuk e ka problemin me outlet-in mediatik vendas sesa me atë britanik që i kërkoi përgjigje heshtjes me buzëqeshje të ngrirë!

Alibia e skandalit ‘Mcgonigal’ e përdorur sot nga paradhoma e gumëzhimës së Lulzim Bashës, është anakronike pasi anashkalon faktin se certifikimi i parave ruse në xhepat e Lulzim Bashës është vulosur nga Departamenti i Shtetit!

Në këtë pikë, përzënia e Lulzim Bashës nga ulëset e KiE-s është çështje proceduriale. E vetmja karrierë e mbetur për të, është të vazhdojë të bëjë atë bën prej vitesh tashmë në shërbim të autokratit të Surrelit…, të jetë Prigozhini i Edi Ramës në Tiranë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco