Abin Kurti që na solli Malin e Atosit!

Abin Kurti që na solli Malin e Atosit!

Nga Ardian Kastrati - 30/10/2023

Miq,

e fillova postim për takimin e Kurti-Vucic javën e kaluar e më doli shkrim. 
Për ata që kanë nerva ta lexojnë deri në fund 🙂
ALBIN KURTI QĂ‹ NA SOLLI MALIN E ATOSIT!
****
"Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë "- Faik Konica
***
Albin Kurti për dhjetë vite me radhë na shpalli të gjithëve tradhëtarë, i kalli institucionet, kuvendin e shëndrroj në poligon qitjeje për mjete luftarake, ndërsa sheshet i mbushi me gjak. Me retorika inflamatore (që veç kuzhinat e Begradit i prodhuan gjatë historisë për ti përdor mes nesh)  e antagonizoj shoqërinë duke mbjell urrejtje maksimale mes shqiptarësh . Paralelisht, me militantizëm adoleshentësh
krijoj një kontigjent të rinjësh që ushqejnë kogja mosrespekt për SHBA-në, pasoja këto afatgjate që do ti vuajmë në të ardhmen.

Dhjetë vite organizoj mini-revolucione në shesh kundër asociacionit në të cilat kënaqej e zgërdhihej kur vëllau e godiste vëllaun  deri në përgjakje.
Dhjetë vite stimuloj  e organizoj linçime të pista kundër atyre që çliruan vendin, atyre që kontribuan shumë për konsolidimin e paqes për ti hapur rrugë shpalljes së pavarësisë.  Pamëshirshëm sulmoj dhe ushtroj terror psikologjik edhe ndaj fëmijëve të tyre.
Të nxitur nga fjalimet e tij plot me urrejtje, militantët e tij pa asnjë pikë morali sulmuan politikanë rrugëve edhe kur ata shoqëroheshin nga gratë e tyre. Në mënyrën më jonjerëzore goditën shtëpitë e politikanëve kur brenda tyre kishte fëmijë.

Në fund, për kauzat e rrejshme të Kurtit në kohë paqeje dhe pa asnjë nevojë humbën jetën disa shqiptarë. Me lehtësi e gjakftohtësi shkelu edhe mbi gjakun e tyre të njomë.
Ky pra është Albin Kurti. Ky është njeriu më i kobshëm në historinë bashkëkohore politike të shqiptarëve.
Të gjitha këto hallakama i bëri kinse kundër asociacionit për ta pranuar pas dhjetë vitesh jo vetëm asociacionin, por edhe vetëmenaxhimin (autonominë serbe) dhe bonusin tjetër - STATUS TË VEÇANTË JURIDIK PËR KISHAT SERBE.
Gënjente paskrupullt se të gjitha dëmet i ka të trashëguara nga dialogu me të cilin udhëhiqnin qeveritë e kaluara, por për dallim nga asociacioni e vërteta është se KURRË nuk është diskutuar statusi i kishave serbe gjatë dialogut në të kaluarën. Kjo çështje lehtësisht ka mund të rregullohet me Ligjin për Lirinë Fetare.
Tani Kisha Serbe do të bëhet shtet brenda shtetit tonë, ngjashëm me Malin e Atosit, etj (sepse në marrëveshje thuhet sipas modeleve evropiane). 

Po pra, Albin Kurti na solli Malin e Atosit në Kosovë.
Të gjitha i bëri në funksion të plotësimit të egos së tij të sëmurë për pushtet. Si narcisist i madh manifestoj egocentrizmin e tij ekstrem duke shkelur brutalisht mbi çdo vlerë, parim politik e njerëzor.
Deri këtu dhe në emër të interesit të përgjithshëm, pa e amnistuar, ne mund të ja ofronim edhe pak hapësirë nëse do të dinte ta kapitalizonte së paku aktin e agresionit të Serbisë me 24 Shtator.
Por çfarë bëri ky?  

24 vite pasi për herë të parë çizmja serbe e uniformuar dhe rëndë e armatosur shkeli thellë në Kosovë (sepse gjatë qeverive të kaluara të uniformuar dhe rëndë të armatosur serbët nuk kishin hyrë kurrë)  ky si mburravec e djegu edhe këtë mundësi të artë për Kosovën.
U mundua ta grabit punën që ja kryen shërbimet intelegjente " naive" perendimore të cilat përderisa ky ishte në gjumë i informuan organet tona të sigurisë e të intelegjencës që Radojçiçi po vjen. Sa për të, Sveçlën, zuzarët e qyqarët e tij në VV dhe sa për mbetjet jugosllave të qeverisë së tij dihet se si do ta pësonim.
Pas sulmit terrorist, ky e betonizoj edhe më shumë  enklavizimin e Kosovës duke bërë "diplomacinë" me deklarata nga Prishtina. Pa asnjë vizitë bilaterale jashtë shtetit, siç thotë populli "bënte vo"" në Prishtinë me krejt kabinetin e tij.
Nga rrjetet sociale e nga skutat nëpër Prishtinë kërkonte sanksione ndaj Serbisë. Me apo pa sanksione ndaj Serbisë ne do vazhdojmë ta kemi një popullatë shumicë në veri që i saboton institucionet e Kosovës dhe aty do kemi edhe rrezikun nga terroristët e Radojçiçit që u lanë të lirë me negociatë politike.
Me reagime të tilla të padobishme prej një lideri në pubertet institucional ky prapë dështoj fatalisht që ta ri-orientoj strategjinë e dialogut në favor të Kosovës.

Manipulimet me "njohjen de-fakto" janë bizare po aq sa vet politikat diabolike të Kurtit. Njohja de-fakto ka ndodhur  moti kur përfaqësuesit e dy shteteve u patën dakorduar për disa marrëveshje, si: marrëveshjen për pikat kufitare (IBM), marrëveshjen e drejtësisë, marrëveshjen e 2013-tës, etj, etj.....dhe ky është refuzimi që Kurti në konsistencë i bën arritjeve të së kaluarës.
Sipas  Anna Freud refuzimi për të pranuar realitetin nga disa njerëz përdoret si mekanizëm mbrojtës. Pa dashur të bëj analizën psikologjike më duket se ky përshkrim kogja shumë i shkon Kurtiit. Ai shpesh aplikon këtë mbrojtje primitive e të rrezikshme duke e shpërfill realitetin politik dhe për ti kuruar ndjenjat e tij të dhimbshme që nuk i pranon dot.

Pas 24 Shtatorit nuk pamë asnjë iniciativë të qeverisë mediokre të Kurtit që Serbia të thirret për përgjegjësi penale në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sulmi i 24 Shtatorit përmbush kriteret si Akt i Agresionit sipas Statutit të Romës, sepse autori (Radojçiçi) ishte lider politik dhe provat ishin evidente se kishte planifikuar aktin në emër të shtetit të Serbisë. Duke i plotësuar këto kritere ky sulm do duhej të kualifikohej si akt agresioni dhe si i tillë për nga mënyrat e ekzekutimit përbën shkelje të Kartës së OKB-së. 

Nuk pamë asnjë intensifikim të përpjekjeve diplomatike  në drejtim të shteteve mosnjohëse për ta spjeguar nevojën imediate të kyçjes së Kosovës në -Membership Action Plan (NATO - ePartneritetit për Paqe pas degradimit të situatës së sigurisë në veri.

Çfarë pamë ishin thumbimet foshnjore e primitive që Gërvalla me krenari i bëri Macronit.  E neveritshme dhe nën çdo nivel për një diplomate (për aq sa Gërvalla mund të quhet diplomate).
Çfarë dëgjuam ishte kërkesa e Kurtit për largimin e Lajçak nga dialogu, por të njëjtit Lajçak i qëndroj gatitu pas një jave në Bruksel, ashtu siç i qëndronte gatitu shtafetës së Titos viteve 1980-ta në rrugën " Ramiz Sadiku" në Prishtinë.

Tani i zënë në panikë se humb pushtetin dhe përfundon si tradhtar , Kurti po i bën mashtrimet e radhës lidhur me (mos)nënshkrimin e Vuçiçit.
E para, ky nuk i plotëson kriteret për ta quajtur tradhtar dhe ska pse brengoset për atë punë. Tradhtar mund të shpallet dikush që deri në një moment të caktuar i ka shërbyer Kosovës  (ose të paktën nuk i ka bërë dëm Kosovës) dhe në një moment tjetër e ka dëmtuar Kosovën. 
Ky që nga dita e parë kur i është futur angazhimit publik politik vetëm dëme i ka bërë Kosovës ( kujtojmë në 1999 ishte kundër Rambujesë, 2008 kundër Ahtisarit, 10 vite pëgjakje për asociacionin dhe tash që na solli Malin e Atosit).

E dyta, ky e din që pavarësisht që nuk është nënshkruar, pranimi gojor i tij që i ka bërë marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit e bënë atë detyrim ndërkombëtar.  Ka mjaft raste të tilla kur marrëveshja bëhet obligim ndërkombëtar edhe kur nuk është e nënshkruar. P.sh. Norvegjia dhe Danimarka ranë dakord të zgjidhnin mosmarrëveshjen e tyre mbi Grenlandën Lindore në atë që u bë e njohur si "çështja e Grenlandës" në Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare në vitin 1933. Norvegjia humbi dhe pas vendimit ajo braktisi kërkesën e saj.
Përveç kësaj, BE ka sqaruar se dispozitat e Marrëveshjes (përfshirë Aneksin) janë inkorporporuar në Kapitullin 35 për Serbinë dhe në agjendën e Grupit Special për Normalizimin për Kosovën. Kjo nënkupton se palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë dispozitat nëse dëshirojnë të bëjnë përparim drejt BE-së. Moszbatimi do të thotë ta braktisësh rrugën drejt BE-së.

Rrjedhimisht, mashtrimi i radhës i Kurtit kinse me mos-nënshkrimin e Vuçiçit ju dedikohet vetëm atyre që vet Kurti i ka quajtur analfabetë funksional. Ky është stili i njohur i tij që me një pandershmëri gjysëm-intelektuale të mashtroj publikun çka edhe e karakterizon retorikën e tij në diskursin publik.
Mirëpo, nëse analizohen gënjeshtrat e tij të drejtëpërdrejta në retrospektivë shumë shpejt Kurti mund ta harrojë edhe këtë punën e (mos)nënshkrimit. 

E mbajmë mend kur thoshte "Jo negociata/ Vetevendosje", pastaj i filloj negociatat, por tha pa asociacion, së fundmi tha po edhe asociacion, por jo pa nënshkrim të Vuçiçit. Kështu që në momentin kur merr edhe një kërcënim ta zëmë siç ishte i Macronit për vizat (edhe pse proceduralisht i pamundur) ky e gëlltit edhe mos-nënshkrimin e Vuçiçit.  E kërcënime të ngjashme për rrugën e Kosovës në BE apo Këshill të Evropës mund të vijnë gjatë Nëntorit, varësisht nga sjellja e Kurtit.

Për ta vazhduar ku mbetëm, Kurti pas vrasjes së Afrim Bunjakut dhe sulmit terrorist merrej me zhdukjen e opozitës, me Presidentin Thaçi dhe me Edi Ramën dhe jo me iniciativa diplomatike që do të synonin realizimin e interesave tona shtetërore ( disa nga to i rendita më lart). Kjo sjellje totalisht e papërgjegjshme ia mundësoj Serbisë të dal e palagur edhe pas agresionit të 24 Shtatorit, Serbia korri fitore në Bruksel sepse Kurti pranoj bërjen e asociacionit ( me bonuset autonomi+status juridik i veçantë për kishat serbe).
Kur më në fund i ranë brekët poshte këmbëve ky shkoj në Bruksel dhe pranoj asociacionin për të cilin ja humbi dhjetë vite Kosovës duke e traumatizuar një popull të tërë.  I gjithë populizmi abuziv për asociacionin me të cilin ky i manipuloj masat i shërbeu vetëm interesit të tij për me ardhë në pushtet dhe asesi interesit tonë shtetëror. Për qëllimin e ardhjes së tij në pushtet u desht të vrahen shqiptarë.

Dhe gjitha këto maskarallëqe dalin i justifikojnë me retorika bajate zyrtarët dhe disa deputetë mjerana të VV-së. Ata politikanë mjerana që më së miri i përshkruante Churchil kur thoshte: "... para se të ngrihen për të folur, nuk e kanë idenë e asaj që do të thonë...ndërsa flasin nuk e kanë idenë se çka po thojnë ....dhe kur ulen nuk e kanë idenë e asaj se çfarë kanë thënë ". Sojit të këtyre në garat ndërkombëtare të injorancës dhe idiotësisë ska kush që ua merr medaljen e artë. 

Po të bëhej asociacioni ashtu siç u projektua para dhjetë viteve, pra pa kompetenca ekzekutive, me garancat e atëhershme të SHBA-së, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe letrën e Mogherinit si "roadmap", sot Kosova do të ishte pjesë e - Membership Action Plan të NATO-s, liberalizimi i vizave do ishte harruar moti, gjasat që serbët të integroheshin brenda institucioneve tona do ishin më reale dhe Kosova do ti numëronte investitorët e huaj, siç bëjnë sot kombet fqinje konkuruese të rajonit. Mbi të gjitha, ky popull nuk do të ishte i helmuar me urrejtje ndaj njëri tjetrit për shkak që Kurti ju ka vendos anestezion politik një pjese duke e thjeshtëzuar çështjen " a je me Kurtin apo me Vuçiçin". 
Brenda këtij konteksti, jo pak faj kanë edhe ata që e kanë përkrah verbërisht në këto veprime destruktive  vetëm për inati të subjekteve tjera politike duke e lidh fatin e Kosovës me fatin e Alpinit, pra duke u udhehequr me inati para arsyes.

Veprimet diletante, sjellja prej kauboj e Kurtit me fuqitë e mëdha dhe pranimi i marrëveshjes që e copëton Kosovën e ka sjell vendin tonë para dy opcioneve të këqija. Ta implementoj këtë marrëveshje (të cilën unë e shoh si kamuflim për dorëzimin gradual dhe të qetë të veriut te Serbia pa shkëmbim me Preshevën)  ose sanksione edhe më të ashpëra për rrugën integruese të Kosovës për në BE dhe NATO. 
Kjo nuk është për tu çuditur sepse e provuam që për pushtet Kurti është gjakftohtë në sakatimin e shtetit, ndërsa edhe puberteti i tij institucional nuk ka premtuar më shumë. 

Kurti punën e parë e ka në moshën 40 vjeçare si deputet ( në vitin 2013). Deri në moshën 40 vjeçare ka qenë i papunësuar dhe faturat ja kanë paguar mami e babi. Shto këtu faktin që është inatçor primitiv në politikë (armik me të gjitha partitë në Kosovë, armik me Edi Ramën, me Ali Ahmetin, me kryetarin e Preshevës, me SHBA, me BE,etj) atëherë nga një tip si ky këto dëme kolosale ndaj Kosovës kanë qenë të pritshme.
Dikush më tha se për këto arsye ky meriton të quhet bandit. Jo, ta quash Kurtin bandit është kompliment për të. Nëse asgjë tjetër banditat merren me të fortin. P.sh. ky Radojçiçin e la të lirë. Prandaj, ky  është njeri i lig sepse merret me të dobëtin, ta zëmë me dënime drakonike për ndonjë çajtore apo gjelltore periferike për mosrespektim të ligjit të duhanit ( nuk e arsyetoj thyerjen e ligjit por u shërbeva sa për krahasim situatash).
Ndërsa, dikush tjetër më tha që shumë po merrem me Kurtin. Unë nuk po merrem me Kurtin për shkak të vlerave nominale që ai ka, por për shkak se inertet jugosllave si ky dhe disa të ngjashëm që i ka përreth po e përdhosin çdo arritje të 20 viteve të fundit. Nëse nuk ishte mirë gjatë këtyre 20 viteve, atëherë kur ishte më mirë në Kosovë...në kohën e Millosheviqit apo të Jugosllavisë? Pra, këta flasin sikur të tjerët e morrën Kosovën si Zvicër në 1999 dhe e dorëzuan si Somali. Është krejtësisht e kundërta.

Sa për ilustrim ta bëjmë një krahasim.  Edhe më pak se dy vite VV e barazon me vite të qeverisjes PDK-në. Efektivisht me kryeministër të vetin PDK ka qeverisur 6 vite (2008 -2014).  Gjatë këtyre 6 viteve në total kanë qenë afërsisht 8 miliard euro buxhete në dispozicion me të cilat nën udhëheqjen  e kryeministrit Thaçi janë ndërtu autostrada, shumica e fshatrave janë bërë me rrugë, kanalizime e ndriçim publik, janë ndërtu me qindra shkolla, spitale, universitete, janë ngrit rrogat e pensionet 100%, ka pasur boom të zhvillimit të sektorit privat, janë arritur mbi 100 njohje, është harru gjeneratori sepse është rregullu furnizimi me rrymë 100%, etj, etj. 
Alpin Kurti vetëm në dy vitet e fundit ka pasur në dispozicion 7 MILIARD euro. Le të del dikush të identifikoj sot 1-2 projekte të mëdha apo rritje rrogash në ato vlera gjatë këtyre dy viteve. ZERO. Përkundrazi, me ligjin e ri të pagave shumë kategorive ju kanë zbrit rrogat. Kjo qeveri ka ndërtu një urë 5 metra në fshatin Staradran dhe 4 çerdhe ende të papërfunduara në nivel Kosove. Kaq!
A ka pasur mundësi të bëhet më mirë në qeverisjet e kaluara? Ndoshta po, por sa më mirë....apo ndoshta ka mund të ishte edhe më keq!

Po sot kah u avulluan 7 miliardët e Kurtit për dy vite, që thotë populli "pa e qit një tullë diku". Është evidente, në njërën anë gjakderdhja financiare përmes aferave korruptive si p.sh. ato milionëshe në KEK, me rezerva shtetërore, etj. si dhe në anën tjetër papërvoja e kësaj qeverie me realizu projekte e punë të mira.
Me portrete e profile ministrash që nuk njihen për ndonjë zotësi të veçantë, që janë poshtë mesatares , kjo është qeverisje mediokriteti.
Kështu që kur këta sot nuk kanë me prezentu projekte të  prekshme ose projekte që nuk kanë aftësi për ti bërë, atëherë mediokritetin e zëvendësojnë me propagandë e demagogji të cilës i besojnë vetëm kokëtulët dhe trushpërlarët.

Gjithmonë flasin me mbiemra cilësor dhe gjithmonë të gatshëm e kanë gishtin (për të gjetur fajtorin), gojën (për populizëm abuzues e retorika boshe) dhe popullin si referencë.
Edhe këtu kur thirren në emër të popullit gënjejnë për ti mashtruar masat. Nuk i kanë pasur 51% të popullit por 51% të atyre që janë dal në zgjedhje. 
NĂ« zgjedhjet e fundit:
Numri i qytetarëve me të drejtë vote: 1,851,927
Numri i qytarëve që kanë votuar: 903,386
Përqindja e pjesëmarrjes së votuesve në nivel vendi: 48.7%
Numri i qytetarëve që nuk kanë votuar: 948,541
LVV e votuan: 438,335
Tjerat parti i votuan: 433,461

Pra janë më shumë se gjysma e atyre me të drejtë vote (948.541 qytetarë) që janë subjekti ma i madh politik në vend që ditën e zgjedhjeve kanë ndejt nëpër shtëpitë e tyre e se kanë votu as pozitën e as opozitën. E ky është manipulimi kur këta thojnë kemi 51% të popullit.
Kështu pra, Kurti në mungesë të punëve që nuk i shihen vazhdon ti sulmoj ata të cilëve punët ju shihen. P.sh. këtë vit Shqipëria e "tradhëtarit " Edi Rama ka prit 7 milion turistë ( jo vetëm në bregdet, por turizëm malor, kulturor, etj), kurse Kosova ndoshta ka pritur 7 turistë. 

Çdo javë ka lajme për investitorë të huaj në Shqipëri. Këtë javë RyanAir hapi fluturime për 18 destinacione të reja nëpër botë prej aeroportit të Tiranës duke shtuar fluksin e udhëtarëve edhe për 1.6 milion e duke u bërë aeroporti me më së shumti fluturime në rajon.
Kjo nuk bëhet rastësisht, por me politika e vizione të qarta. Kurti ka ardhë në pushtet pa ide e pa vizione të qarta prandaj boshlleqët duhet ti mbush me gënjeshtra, kopalla e përralla.  Përderisa ka të tillë që ja besojnë ai se ka ndërmend me ju zbrit nga shpina as në përpjetëze.
Unë pra nuk po merrem me Kurtin si Kurt, por me veprimet e tij duke u munduar të kontriboj për ti dhënë drejtimin e merituar këtyre veprimeve siç p.sh. instikti higjienik u jep drejtimin e duhur ujërave të zeza.
Me sanksione Kosovës, me dëmtim të marrëdhënieve me partnerët tanë perendimor, me pranimin e marrëveshjes për autonomi e status të veçantë për kishat serbe, me përçarje me shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni e Preshevë, me  degradimin e ekonomisë dhe varfërimin e qytetarit, asnjë politikan më shumë se Kurti nuk i ka bërë qejfin Akademisë së Arteve dhe Shkencave Serbe. 
Po të ishte gjallë Dobrica Çosic do të ndihej kogja i relaksuar se sa e pajetueshme po bëhet Kosova për shqiptarët këto dy-tri vitet e fundit nën qeverisjen e Kurtit.

Diçka ngjashëm si  në formën e " dëshmitarëve të mbrojtur" që synojnë ti dënojnë të kamufluar njerëzit e UÇK-së në Hagë, Kurti i kamufluar me populizem po e dënon Kosovën çdo ditë e më shumë.
Ata që realisht janë të mashtruar duhet të kuptojnë se  populizmi  si një "ideologji e butë" dhe "pandershmëria intelektuale" përdoren pamëshirshëm nga Kurti vetëm me qëllim të ruajtjes së pushtetit. Me teknologjitë e reja të komunikimit ky populizëm gjen aplikim masiv nga VV.  Jo më kot Aristoteli i kishte porositur bashkëqytetarët e tij: “Bëhu një mendimtar i lirë dhe mos prano çdo gjë që dëgjon si të vërtetë. Bëhuni kritik dhe gjykoni atë që do të besoni”.

Ne jemi brezi më i pafat që vetëm 20 vite pas luftës pa dëshirën tonë jetuam epokën e Kurtit, epokën e errët që herë ngjan në tragjedi e ndonjëherë edhe në komedi.
Si i tillë, Kurti e qeverisja e tij do mbahet mend vetëm si dështim historik. Por kjo nuk është brenga. Çështja është si ta minimizojmë dëmin që mos të kaloj kufijte e pariparueshmes ashtu që pasardhësit tanë mos të çuditen me gropën që ju lanë si trashëgim pararendësit e tyre debila!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco