Fenomeni Rita Ora dhe mendësia ballkanike

Fenomeni Rita Ora dhe mendësia ballkanike

Nga Shenoll Muharremi - 30/10/2023

Ne njerëzit e Ballkanit, shumica jemi të izoluar dhe të varfër (në bark edhe në kokë). Edhe perspektivat tona mendore janë të ngushta.

Bardh dhe zi, nuk kemi ngjyra shumë. Kjo është normale dhe ne nuk kemi faj për shkak se rajoni është ekspozuar me luftëra të vazhdueshme në shekullin XX dhe politika nacionaliste asnjëherë nuk e ka lejuar ekonominë dhe jetën të marr primatin. Arsimi kualitativ nuk ka arritur të forcohet dhe mundësitë kanë qenë të mangëta vazhdimisht, sidomos në Kosovë. Religjionet që nuk e stimulojnë mendimin kritik kanë arritur të kenë ndikim të madh rrjedhimisht, më shumë se shkenca sigurisht dhe fatkeqësisht. 

Ne më ketë mendësi e gjykuam Rita Orën këto ditë. Këtë e mundëson perspektiva jonë se ne e shofim Rita Orën sikurse vehtën tonë. Gruaja kishte shkuar me burrin e saj të argëtohet në një ndeshje sporti në Paris.. një afërsi spontane me një sportist nacionalist serb bëri që shumica të gjykojnë dhe mbase edhe ta shpallin 'tradhëtare'. 

Aq shpejt, nga një akt dhe nga një perspektivë e vetme. Sikurse Rita Ora të kishe jetuar në Kosovë ajo nuk do të ishte asnjëherë kjo që është sot, një Yll Bote. Ajo na ndihmoj ne tërë kohën, pa interes, pa kushte... pa asnjë në kthim. Ne nuk bëm asgjë për të asnjëherë por e gjykuam sekondin e parë që patëm mundësi. Kështu saktësisht i dekurajon njerëzit tjerë më të ndihmuar herën e ardhshme.
Njerëzit gjykuan nëse ajo duhet të mbajë titullin Ambasadore Nderi e Kosovës. Fundja, roli i ambasadorës është të komunikoj me të gjithë, ajo është kryesorja. Po, edhe me armiq... sidomos duhet të flasësh dhe komunikosh shumë me ata që nuk të duan. "Mbaji miqët afër, armiqët edhe më afër!". 

Por nga perspektiva e Ballkanit nuk kuptohet, se në Ballkan vetëm përmes tytës bëhet diplomacia. Po jo edhe në Europë dhe Perendim.

Edhe Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciq luftuan mes vete në Banjskë (Ballkan) por në Hotelet e Brukselit (Perendim) ishin të civilizuar dhe kafën nga aparati dhe kamarieri i njejtë e pijtën. 

Si thuhet, parase me gjykuar tjetrin, sigurohu që vet je i përkryer. Por ne e dijmë që jo vetëm që nuk jemi të përkryer por edhe perspektivat tona mendore janë të kufizuara për shkak të kontekstit dhe historisë. Rita Ora, mbetet personalizhi dhe një ndër kosovarët më të ndritur në histori që, atëherë kur kishte krizë identiteti, i këndoj Kosovës në gjuhën dhe mënyrën që e kuptuan e gjithë bota. Mesiguri Rita Ora ka kryer punë më shume se ndoshta disa ministra të jashtëm... e sigurisht me milionë herë më shumë se shumica nga ne që nxitojmë të gjykojmë ende pa i pastruar sytë në mëngjez.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco