A u trajtuan nga aspekti psikologjik invalidët e luftës

A u trajtuan nga aspekti psikologjik invalidët e luftës

Nga Lule Alidema - 15/09/2023

Lule Alidema, Psikologe Klinike

Nga shumë njerëz që më takojnë më pyesin se, ku i gjej gjitha këto tema që i shtjellova dhe vazhdoj ti shtjelloj tutje.

Thënë drejtën po, të kisha kohë për çdo një orë kam ide për tema të ndryshme dmth aq sa ka parregullësi vendi aq kam tema plotë e përplotë.

Ndoshta. tashmë imazhi im për shumë njerëz u bë i pranuar e i besuar sa që shumë njerëz, përjashtimisht atyre që kanë nevojë për trajtim psikologjik por edhe për shumë arsye e telashe të tyre që lidhen me çështje familjare apo çfarëdo qoftë, edhe përtej profesionales sime drejtohen lirshëm në adresën time për të kërkuar ndihmë.

Gjë që e vlerësoj sepse njeriu drejtohet aty ku beson dhe kuptohet se për aq sa di dhe kam mundësi çdonjeriu i ndihmova, ndihmoj dhe vazhdoj tutje ti ndihmoj.

E tani, po e shpalosë një kërkesë paksa më ndryshe dhe vërtetë e ndjeshme.
Ishte kërkesë nga një ushtarë i liftës që kishte humbur pjesë nga trupi i tij në luftë.

Kjo kërkesë ishte kohë më parë por, nuk e thashë hapur deri tani sepse më erdhi keq, ndjeva keqardhje nga kjo kategori e shoqërisë me bindjen se vërtetë iu jemi shumë borxh secili nga ne që sot, si asnjëherë tjetër po frymojmë lirshëm në vendin tonë.

Mirëpo, po e them pa shpalosur emër as identifikim sepse, vet problemi është identifikim për këtë shtresë të shoqërisë tonë.

Sms që morra nga ky ushtarë i ndershëm por i vuajtur po e paraqes tekstualisht (në origjinale.

Ju lutem mos u ofendoni askush sepse janë fjalët e vet ushtarit të luftës):
“OJ PSIKOLOGE BANE BRE NAJ PROJEKT PËR NEVE SAKATAVE TË LUFTËS SEPSE MARUM KREJT.
NASHTI NAJ SEANCË E JUAJA PSIKOLOGJIKE NAJ KISH KTHY PAK DISPONIMIN PËR JETË.
A E DI SA KEQ JEMI EMOCIONALISHT.
A E DI SE ASKËRKUJT NUK I INTERESOI GjENDJA E JONË PSIKOLOGJIKE, SPO MUJ MA MAROVA”

Ç’është e vërteta u ndjeva dhe unë në faj pavarësisht se nuk kam pasur ndoshta specifikisht mundësinë të punoj me kategorimë e tillë sepse më mungonte mundësia e qasjes.

Dhe, dyshoj se sikur e harruam këtë kategori të shoqërisë tonë nëse kanë vështirësi mbi jetët e tyre me mungesë të pjesëve të trupit.

Të jetosh me një pengesë të këtij lloji sado që njeriu përpiqet ta arsyetoj dmth, njeriu dha jetë për atdhe dha pjesë nga trupi i vet, por edhe të mbesësh gjallë me mungesa të tilla disi i bie se po vdes çdo ditë e ngapak dhe mund të ketë momente ti tradhëtoj edhe arsyeja ndaj atdheut!

Është tepër e rëndë dhe e vështirë pranuar se jeta duhet jetohet me mungesën e pjesës së trupit.

Nuk zëvendësohet pjesa e trupit me asnjë lloj proteze të mundshme.

Është e kotë të thuhet që po, por jo sepse është veç zëvendësim e mundësi e vetme sa të mbuloj nevojat e tija sa të mos mbesë i paaftë. 

Mungesa e pjesës së trupit lidhet direkt me anën emocionale të individit.

Shumë logjike është kjo se, njeriu që humbi pjesë nga trupi i vet ai sado ta pranoj ai do të jetë i thyer shpirtënisht, do të ndihet ndryshe nga tjerët, do ta sheh veten të paaftë mjaftueshëm etj, edhe atëherë kur disi arriti të bëj zgjidhje ta bëj veten të aftë për veten e familjen.

Andaj e shpërfaqa publikisht këtë problematikë me peshë të madhe me shpresën se do të troket në ndërgjegjien e njerëzve për ta kthyer sadopak vëmendjen te kjo kategori individësh.

Dhe po, nëse del dikush dhe më përkrahë mua që ta ndihmojmë në aspektin psikologjik këtë kategori të shoqërisë tonë edhe pse vonë në kohë, unë jam e gatshme të iu ofroj ndihmën profesionale. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco