E paska humbur lojën në Bruksel

E paska humbur lojën në Bruksel

Nga Shenoll Muharremi - 14/09/2023

Kryeministri po aplikon diplomaci të shekullit XIX, përatë ndoshta po duket i çuditshëm dhe nuk po jep rezultate. Paradigma a aplikuar e qeverisë "drejtësia është fuqi" karshi siç në realitet është "fuqia e bënë drejtësinë" është mbase keqkuptimi dhe defekti më i thellë i qeverisë së Kosovës në dialog dhe diplomaci. 

Sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësuesëve nuk them që janë të pabaza por diskursi që aplikoj sot kryeministri publikisht do e izoloj mëtutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BEsë. 

Zakonisht akuza të tilla e vendosin nën presion BE si ndërmjetësuese por në situatën që është krijuar askush nuk mërzitet për Kosovën e Qeverinë e saj për shkak se Albin Kurti i ka kthyer aleatët e fuqishëm të Kosovës në përkrahës të kundërshtarëve tanë dhe e ka humbur përkrahjen e partnerëve për Kosovën.

"Kanë zyrtarizuar planin e Serbisë" tha. Nuk ka indikator më të fuqishëm se ky fakt që konfirmon dështimin diplomatik të Qeverisë së Kosovës dhe kolapsin e çasjes së Kurtit ndaj veriut. 

Dmth Kosova me gabimet e saja ka arritur ta afroj aq shumë Serbinë me BE dhe SHBA saqë ata tashmē, sipas Kurtit, po e bëjkan planin e kundërshtarit propozim zyrtar të dialogut. 

E kjo nënkupton që nuk po i marrin parasyesh propozimet e qeverisë së Kosovës. 

Situata sot dhe mllefi i kryeministrit është rezultat i gabimeve të mëparshme dhe kokëfortësisë se tij në veprime të njëanshme në veri dhe ftohjes së marrëdhënieve me aleatët tradicional të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco