Sot jemi me Albin Kurtin

Sot jemi me Albin Kurtin

Nga Shenoll Muharremi - 14/09/2023

Puna e mbarë.

Dialogu në Bruksel me Vuçiq i lehtësuar nga përfaqësuesit e BE me origjinë sllovake dhe spanjolle që se kanë njohur Kosovën nuk është aspak i lehtë. Humbja e aleatëve në këtë fushë e bënë tepër komplekse gjendjen.

Por kjo fushëbetejë është diçka çfarë kryeministrit i pëlqen, edhe pse është i vetmuar. Ky dialog që po zhvillohet me dekada po na zen dritën e diellit në Kosovë. E gjithë diplomacia e botës merren me këtë temë në vend se të merren me jetën e njerëzve dhe përmirēsimin e kushteve të biznesit dhe ekonomisë. Ky dialog është bastardizuar dhe ka humbur kuptimin.

Njerëzit për të cilët bisedohet nuk e ndiejn fuqinë e transformimit. Ne duhet të merremi me këtë dialog se ne botën nuk mund ta ndryshojmë. Një dialog që humbi çdo arsyeshmëri por që ndoshta po arrinë të mirëmbajë një paqe që spo garanton efektet porizive për qetësi dhe zhvillim e rritje. Nuk po përmirësohet jeta e njerëzve dhe kushtet e biznesit nga ky dialog.

Njerëzit për të cilët po zhvillohet as që pyeten e merren parasyesh nevojat apo mendimi i tyre. Një çudi e radhës së diplomacisë së BE e cila spo di se çfarë të bëjë me ballkanas derisa njerëzit e thjesht e kanë gjetur rrugën pët Gjermani... dhe kjo mbase është vlerësimi më i mirë i rezultateve të dialogut.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco