Luksi e dukja/imazhi para shëndetit publik, sigurisë e shpëtimit të ekonomisë

Luksi e dukja/imazhi para shëndetit publik, sigurisë e shpëtimit të ekonomisë

- 12/09/2023
Edhe një herë u konfirmua që inflacioni i lartë, kushtet dhe ambienti biznesor dhe ekonomik dhe ajri toksik që thithin fëmijët tanë çdo ditë.. nëse dëshiron edhe siguria kombëtare, nuk është i rëndësishëm në Kosovë sa lluksi e dukja. Na dolën numrat me nga 28% të rritjes së çmimeve të perimeve në gusht edhe të gjithë me Lojërat Mesdhetare u morrëm. ''Urim urime'' shumë po na pëlqejke, skemi faj se jemi të etur për diçka të mirë. Në fakt, me intervenime kundër inflacionit shpëtojmë paranë tonë dhe buxhetin familjarë, i bëjmë familjet më të qëndrueshme e me Lojëra Mesdhejtare i shpenzojmë 250-300 milion euro që i bie që ekonomia jonë duhet me punu e me i gjeneru 1 miliardë euro që me pagu koston e 10 ditëve të Lojërave Mesdhetare.
Nëse shtohet edhe vendimi tjetër pa arsyeshmëri socio-ekonomike, rruga 200 milionëshe për Tetovë, lluksi jonë arrinë €500 milion apo gjysmë miliardë. Kjo nënkupton që vetëm për këto dy vendime, bizneset duhet me punu e me i gjeneru gati 2 miliardë euro prodhim e qarkullim!
Nuk ka asgjë të keqe me organizu ngjarje të tilla, por llogaria duhet të bëhet. Kostot dhe benefitet nga një intervenim i tillë. Kosto opurtune cila është duhet të vlerësohet. Ndoshta me 250 milion investime e kishim rregulluar gjendjen në veri të Kosovës (mendoje këtë). A mundesh pa i ndihmu bizneseve tuaj me investu për mu duk mirë? Para se me kriju kushte për rininë mos me dalë jashtë vendit, me i investu 250 milion që si ke fitu vet? Pata shkruajt dje që kjo politikë quhet 'Ekonomia digjet, Qeveria krihet'.
I kemi spitalet dhe arsimin publik në gjendje jo të mirë për nga cilësia, shpesh barnat esenciale si insolini nuk kemi. "Nuk kemi buxhet me i ndihmu' fermerët e familjet biznesore që me rritë prodhimin vendor, por kemi 250 milion me i qu në lluks. Kështu i bjen në fund të ditës. Nëse punët tjera i kishim pas mirë, kjo kishte qenë më e lehtë për tu kuptuar.
Dmth jemi paksa budallenjë:), apo po gaboj? Nuk dijmë me përcaktu cili është interesi jonë. Çka është më mirë për ne. Sillemi sikurse ai individi i varfër që nuk ka kulm mbi kokë e ka blerë një Benz me pa tjerët sa i pasur është. Kështu është kur ti nuk blenë pasije procesimi dhe ruajtje për prodhimin vendorë që me zbritë deficitin tregtar -5 milairdë në vit apo -50% të GDP në vit. Vazhdojmë me qenë injorantë me politika publike dhe ende nuk e dijmë cili është interesi jonë. Kemi dëshirë të krihemi e dukemi mirë, por ajri toksik, ekonomia e lodhët e rinia që po na del jashtë nga 50,000 në vit nuk na bëjnë përshtypje. As spitalet e arsimi publik. Por lluki jonë po. Kështu nuk mundemi me përparu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco