​Rreth 1 miliardë €, kostoja e Lojërave Mesdhetare për bizneset vendore

​Rreth 1 miliardë €, kostoja e Lojërave Mesdhetare për bizneset vendore

Nga Shenoll Muharremi - 11/09/2023

Kush paguan faturat për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë? Qeveria e prezentoj si ‘Urime, kemi investime 250 milion euro’ për Lojërat Mesdhetare. Njerëzit menduan që Qeveri i FITOJ 250 milion euro. Në fakt jo! Bizneset dhe qytetarët e Kosovës nga puna, taksat e tyre nga buxheti publik i Kosovës do të paguhen të gjitha përgatitjet. Nuk është një grant apo donacion ky. Ti e paguan faturën.

A bënë qeveria apo ndonjeri Fizibilitet të Arsyeshmërisë Ekonomike parase me vendosë për projekte të mëdha si kjo? Mesiguri se jo. Cila është arsyeshmëria ekonomike e këtij vendimi? Nuk ka arsyeshmëri ekonomike. Bizneset do duhet të prodhojnë, qarkullojnë rreth 1 miliardë euro që me pagu këtë faturë (nga taksat qe do arkëtoj qeveria) të gjatë 250 milioneshe e që në fakt do bëhet në fund 300 milion euro për tatim paguesit kosovarë.

Cila është dobia e këtij vendimi? Mesiguri që dobi do të ketë (a) Përmirësimi i Imazhit të Kosovës; (b) Prishtina do përfitoj më së shumti; (c) Kompanitë e Ndërtimitl dhe (d) Sportistët. Kaq. Bizneset do e paguajnë faturën. Nuk është keq me pas projekte të tilla të mëdha, por ka një paradoks këtu.

1. Paratë do paguhen nga tatimpaguesit dhe bizneset më të margjibnalizuar të Europës nuk janë ndonjë donacion apo grant që ka fituar Kosova. Të gjitha përgatitjet deri në centin e fundit, rreth 300,000,000 euro do i pagujnë bizneset e vendit nga taksat tona;

2. Nuk ka pasur një vlerësim dhe arsyeshmëri e fizibilitet ekonomik paraprak për këtë vendim nga qeveria. Ata që do paguajnë parat nuk janë pyetur e konsultuar aspak për këtë vendim. Këtu ish traditë me vendosë disa persona që quhen ministra pa i pyetur fare atyre që ju marrin e menaxhojnë paranë;

3. Zotëria dhe bizneset në Dragash, Kamenicë, Mitrovicë të jugut e virut, Gacanicë, Kaqanik etj do të paguajnë faturën dhe koston e investimeve në Prishtinë. A është kjo e drejtë? Ata nuk do kenë përfitime nga kjo ngarje. Dmth faturën e paguajnë të gjithë, benefitet vetëm ne në Prishtinë;

4. Çka mund të kishim bërë me 300,000,000 euro? Pikë së pari sikur të kishim qenë më të pasur, nuk ishte diskutuar kjo temë e arsyeshmërisë ekonomike. Por shifni shëndetësinë dhe arsimin. Kushtet nuk janë të mira dhe efikase. A është më me rëndësi me invesu 300,000,000 euro në shëndetësi e arsim apo në një qejf për 10 ditë?

5. A kishte qenë më e arsyeshme dhe më mirë me i investuar 300 milion euro në ekosistem biznesor në Start-Ups, Inkubatorë e Akcelatorë biznesi e Biznes Parqe efektive apo në Lojërat Mediterane që askush tjetër nuk deshi t’i organizoj për shkak se nuk ka arsyeshmëri në këtë krizë ekonomike. 300 milion investime në këto fusha ndoshta do na kishin kthyer 3-5 miliardë për 5-6 vite. Sa do na kthehen nga investimet në LM 2030? Duhemi edhe Koston Opurtune me e pas parasyesh.

6. Qeveria nuk e mendoj fare! Kjo qeveri është e majtë. I merr mjetet nga të pasurit dhe ju shpërndanë atyre me nevojë nga 100 euro e 50 euro si lëmoshë. Kjo nuk është e mencur se e ngulëfatë bizneset e ato mjete dalin jashtë vendit përmes konzumit që importohet (-50% GDP në vit apo gati -5 miliardë në vit). POR në këtë vendim vendosi kundër politikave të veta. Një vendim puro i djathtë. Shumica, apo rreth 70% të mjeteve do përfundojnë tek bizneset e ndërtimit, pra tek të pasurit e vendit. Tek sic i quan qeveria gabimisht tek ‘oligarkët’. Kjo aspak nuk është një politikë e ‘barabarësisë’ se faturat i paguan Dragashi e Mitrovica e përfitimet i ka Prishtina e një grup i vogël;

7. Nuk ka asgjë të keqe me organizuar Lojëra Ndërkombëtare por duhet të bëjmë llogaritë dhe të shofim arsyeshmërinë paraprakisht. Këtu nuk është bërë asnjë arsyeshmëri. Nga dëshira është vepruar. Sikur të kesh një shtëpi pa kulm apo me një kulm që e lëshon ujin në dhoma por ti blen një makinë luksoze apo ndërton një pishinë para shtëpisë. Ka 10 mënyra ku 300,000,000 euro do shërbenin më mirë ekonominë dhe qytetarin e vendit.

8. Inflacioni na shkatërroj, qeveria vendosë 300 milion euro ti jep në lluks vend se në politika që rritin produktivitetin vendor dhe ulin inflacionin. Paisjet për procesim, përpunim dhe rifrigjerim që kosto e perimeve e pemeve mos të rritet nga 100% sikurse tani. Dikush mund të thotë ‘Ekonomia Digjet, e Qeveria Krihet’.

9. Vendimi është marrë tash duhet të nxjerim më të mirën nga kjo situatë. Investimet që duhen të bëhen duhet të modifikohen dhe adaptohen në atë mënyrë që sa më shumë të fitoj ekonomia. Tenderët duhet të dizajohen e programohen në sa më shumë LOTe që mos të fitojnë vetëm disa biznese. Në vend të 20 kontratave të mëdha, të bëhen 100 të mesme. Të inkurajohen bizneset nga rajonet tjera, se faturën e taksat po paguen edhe nga ata jo vetëm nga bizneset e mëdha të Prishtinës…

10. Nuk po argumentoj kundër Lojërave Medhetare 2030. Po argumentoj për marrje të vendimeve me arsyeshmëri dhe me konsultime paraprake. Këtu nuk ka pasur as arsyeshmëri as konsultime. Askush nuk ka menduar si dhe kush do e paguaj faturën. Një kaos në vendim-marrje dhe politik-bërje. Kjo duhet të diskutohet mirë dhe gjatë që në të ardhmën mos të kemi kësi lloj vendimesh të pa justifikuara si duhet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco