A e fitoj Përparim Rama mandatin e dytë këtë javë?

A e fitoj Përparim Rama mandatin e dytë këtë javë?

Nga Shenoll Muharremi - 10/09/2023

Duket se po, nëse ai dëshiron. Tri ngjarje këtë javë e favorizojnë Ramën për një mandat të dytë në Prishtinë. (a) Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë; (b) Rritja e dukshme e efikasitetit të zbatimit të kontratave publike gjatë 2023 (krahasuar me 2022); dhe (c) Afërsia apo neutraliteti i tij me LDK dhe flirtimi me Albin Kurtin. Kaq mjafton me gjasë në një kryeqytet ku qeverisë LDK dhe PDK dhe ku nuk ka opozitë thujase fare.

Nuk ka njeri më të përshatshëm sesa Përparim Rama me e përgatitë Prishtinën për Lojërat Mesdhetare 2030. Nëse ka, tregom? Urbanist, biznesperson dhe ka filluar të mesoj politikat publike dhe politikën. Ka eksperiencë të thellë dhe mirë jashtë vendit në Angli dhe vendet tjera. Lojërat Mesdhetare nënkuptojnë projekte urbanistik dhe infrastrukurë deri në 300 milion euro dhe 'zbukurim' e bërjen e Prishtinës atraktive. Të gjithë yjet po konspirojnë tek Rama për momentni.

Këtë vit Prishtina kishte rritur dramatikisht krahasuar me vitin paraprak realizimin e projekteve. Vitin e kaluar 2022 ishte një ndër komunat me performancën më të dobët në Kosovë, por ky nuk është më rasti. Situata në këtë aspekt do të përmirësohet ende vitet e ardhshme se tash ai 'ja ka marrë dorën' kësaj pune.

Ky argument lidhet dhe është shumë favorizues në lidhje me projektet dhe rigjenerimet që nevojiten të bëhen 6 vitet e ardhshme për organizimin e Lojërave Mediterane. Dmth kemi punë me projekte kapitale, rigjenerim, planifikim urban e ndërtim e renovim të sallave sportive, pishinave, rrugëve etj. Përshembull një projekt i madh do të jetë edhe renovimi dhe modernizimi i Pallatit të Rinisë (nuk keni me njoftë pas 6 viteve).

Edhe politikisht favorizohet kryetari aktual. Ai ka marrëdhenie të mira me Albin Kurtin. Bashkëpunimi me qeverinë i kryeqytetit është thelbësor për shkak se qeveria i jep paret (taksat tona). Nëse kishim pasur një figurë tjetër politike si kryetar që lufton në baza ditore Kryeministrin, do të rrezikoheshin projktet e kryeqytetit. Neutraliteti dhe komunikimi pozitiv i Ramës me qeverinë dhe gjithkënd tjetër pak a shume ka rezultuar të jetë pozitiv dhe arma e tij më e fortë në politikë.

Për më tepër, parti a tij sponzore LDK me shumë gjasë do të ketë një momentum pozitiv nga viti e ardhëm. Thujase në secilën scenario probabile pas zgjedhjeve të ardhshme qendrore do të jetë në qeveri. Ka edhe gjasa të mëdha me e drejtu qeverinë psh prej vitit 2024-2028 ku shumica e projekteve të mëdha do të fillojnë të realizohen rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare. Dmth Përparim Rama favorizohet në thujase secilin aspekt.

Normal, ai ka ndërmarrë disa vendime pa shumë konsultime me publik sikurse rasti i mbylljes së rrugëve dhe është larg rregullimit të kaosit në trafik. Por tash me Lojërat Mesdhetare ka ndryshuar loja dhe gjendja me kryeqytetin. Unaza patjetër se do të bëhet dhe trafiku do përmirësohet. Ai ka treguar pjekuri kur ka takuar Flaka Surroin për të biseduar për akcesin e mediave në vendet e tyre të punës. Po supozoj që tani e ka mësuar që konsultimet duhet të ndodhin paraprakisht ex-ante e jo pasiqë janë marrë vendimet.

Gjithashtu duhet të fokusohet në mirëmbajtje të projekteve se sapo ka inauguruar disa parqe, dunjët e blera dhe investuara me taksat e tatimpaguesëve më të varfër në europë janë tharë e prishur. Duhet më shumë të ketë konsideratë dhe kujdes për paranë publike. Ndoshta të kërkoj më shumë llogati nga ekipet e tija. Të mos jetë megjithatë mik i mirë por menaxher e profesionist me njerëzit e vet.

Kështu fati dhe çasja e tij po e favorizon Përparim Ramën për një mandat të dytë. Personalisht nuk kam asgjë kundër. Rama është modeli më i mirë i mundshëm i një kryetari të kryeqyteti. Ka eksperiencë ndërkombëtare dhe është ndërmarrës plus urbanist. Duket që ai ka maturi dhe mëson nga gabimet, ashtu sugjeron fakti që janë rritur dukshëm realizimi i projekteve nga 2022 në 2023 dhe kur ka takuar hisetarët rreth mbylles së rrugëve.

Gjithashtu ai duhet të balancoj interesin e publikut, të drejtën e qytetarit dhe aktivitetet për rritje të bizneseve. Bizneset duhet t'i ndihmojmë e ti rrisim të gjithë por jo në dëm të publikut. Përfudimisht, ai nuk ka folur ende për ajrin toksik në Prishtinë. Si është kjo e mundur? Nuk është faji i tij që ne po helmohemi qe 20 vite me ajrin toksik por ai ka përgjegjësi si kryetar i kryeqytetit.

Nëse Rama dëshiron, duket që opcioni është i hapur që ai të fitoj një mandat të dytë.. edhe pse gjithçka mund të ndodhë ndërkohë se ne nuk kemi një top kristali të shofim të ardhmën.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco