Kosova, vend i vështirë për burra!

Kosova, vend i vështirë për burra!

Nga Shenoll Muharremi - 08/09/2023

63 muaj apo rreth 2,000 ditë gratë jetojnë më shumë sesa burrat në Kosovë. Mesatarja e jetëgjatësisë për burrat sipas ASK është 74.1 vjet ndërsa e grave gati 80 vjet. Mesararja 76.7 vjet. Eshtë e kjartë që burrat kanë një jetë dhe kushte më të vështira. Ne duhet vitet e ardhshme të përmirësojmë këtë fenomen dhe të rrisim mesatarën e jetëgjatësisë në vend së paku për 2-3 vjet. Kjo arrihet fillimisht duke rritur jetëgjatësinë e burrave apo duke ngushtuar hendekun mes jetëgjatësisë së burrave dhe grave. 

Jetëgjatësia ka ndikim të thellë jë shoqëri, shtet dhe ekonomi. Eshtë indikator i kualitetit dhe kushteve të jetësës, ekonomisë dhe punës. Mesiguri indikator i sistemit publik të shëndetësisë. Mesiguri janë shumë arsye pse burrat janë më të stresuar dhe ekspozuar ne kualitet më të dobët jetësor. Ndoshta edhe informatat nga tregu i punës na japin sadopak indikacione pse kemi këtë gjendje. Gati 500,000 gra janë jashtë Tregut të Punës dhe rrjedhimisht nuk ekspozohen në stresin e jetës dhe punës përfshi kualitetin fatal të ajrit gjatë pjesëve të ndryshme të vitit. 

Ne nuk duhet tashmë të ekspozojmë gratë në kushte të kqija por duhet t'i rregullojmë kushtet për burrat fillimisht. Profesionistët e lëmisë e kuptojnë dhe shpjegojnë më mirë këtë hendek të thellë por mesiguri kushtet e punës dhe përgjegjësia familare për sigurim të mirëqenies luajn rol. Prodhojnë stres. Jam i bindur që cilësia toksike e ajrit, mungesa e filterëve të makinave luajnë rolin primar. Për shkak se gratë që janë më shumë në shtëpi nuk po ekspozohen në ajrin toksik dhe po jetojnë më gjatë. Sistemin shëndetësor e kemi të njejt, kemi casje të barabartë.

Gjithashtu edhe ushqimin e kemi të njejtin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco