Ne do i kishim privatizuar edhe diellin e hënën!

Ne do i kishim privatizuar edhe diellin e hënën!

Nga Kim Mehmeti - 06/09/2023

Linda dhe u rrita pranë lumit Treska dhe Grykës së Matkës, por tani në pleqëri e kuptova se ai lum paska pronarët e vet që tani janë duke e thurur me mure, që ta mbrojnë nga ne të tjerët. 

Më ka mbërthyer frika se pronarët e lumit Treska do mund të na kërkojnë damëshpërblim neve që në të shkuarën jemi freskuar dhe kemi zënë peshq te ky lum?!

Fotografia që e shoqëron këtë postim është shkrepur me 3 Shtator, rrugës që çon për te Ngushtica e Matkës dhe siç shihet në të themelet janë gërryer, hekuri është blerë dhe mbase së shpejti do ngrihet edhe muri?!

Të shpresojmë se pronari i kësaj pjese të Treskës është aq zemërgjerë sa të lë dritare nga do mund ta shohim lumin ne që i kemi shtëpitë pranë bregut të tij.  

Dhe i trishtuar nga këto kohë kur nuk ka kush na mbron nga grykësia njerëzore, them në vetvete: o Zot bëri që të ndjehen të ngirë ata që sikur të kishin mundësi do i kishin privatizuar edhe diellin e hënën dhe, ato do i kishin lidhur me tel, që t’i kallnin e t’i fiknin kur të donin, duke mos i lënë t’i ndriçonin dhe ngrohnin të gjithë njerëzit e kësaj bote. 


© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco