Çka po ndodhë në sportin e Kosovës, pikë e pesë ?

Çka po ndodhë në sportin e Kosovës, pikë e pesë ?

- 05/09/2023
Sporti i Kosovës ka kalua në periudha të vështira të zhvillimit në etapa të ndryshme. Sporti çdo herë ka qenë dhe duhet të mbetet unifikues i të gjithë sportistëve për arritje kulmore të rezultateve në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Por, një dukuri është shqetësuese është duke u shfaqur. Fjala është për ndasitë që po bëhen në federerata. Kjo e fundit që po ndodhë ndarja në dysh të klubeve dhe drejtuesëve të tyre qonë në humnerë dhe do të rrënohet çdo gjë që është arritur në këtë sport mjaft i pëlqyeshëm tek të rinjtë. Sukseset e Afrim Latifit, kampionit absolut të Evropës, Fehmi Mahalla, kampion evropian, Herolind Nishevcit, fitues i medaljes së bronzit të botës, Elhami Shabani, fitues i medales së bronzit në evropiian dhe karateistëve të tjerë, janë dëshmi se me një përkushtim më të madh mund të fitohen medalje në nivele më të larta evropiane dhe botërore. Për të pasur një pikë shresë që në këtë drejtim duhet bashkuar të gjithë për t'ia arritur këtij qëllimi.

Në këtë drejtim KOK, MKRS dhe organet e tjera të sportit duhet ndërmarrin masa që kjo dukuri që e dëmton sportin dhe sportistët të mënjanohet.
 
Kohë më parë ngjajshëm ka ndodhur edhe në federatat e tjera si në basketboll, në not apo në ndonjë federatë tjetër, por pas humbjes së së kohës kot dhe mospranimit të titujve më pastaj janë përafrua dhe është vazhdua me rezultate dhe organizime të duhura.
 
Urojmë që sa më parë të jemi të bashkuar për aritje në sportin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco