Asambleja e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!

Asambleja e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!

Nga Sali Berisha - 05/09/2023

Në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë - maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.

Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Krenari për organizatën kriminale që drejton.

Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe inceneratorëve dhe të Sterilizimit e një mijë e një vjedhje të tjera.

Krenari për Zëvendëskryeministrin në arrati.

Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.

Krenari për pasurinë e tij, të familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.

Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliardë euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin.

Krenari për majat e krimit që ka kapur.

Krenari për narko-shtetin e parë dhe të vetëm që ka ndërtuar në Evropë.

Krenari se ngjiti shqipen gjuhë e dytë në botë me telefonat e kriptuar të bandave dhe krimit.

Krenari se shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar në rajon, Europë dhe në botë.

Krenari se ka emëruar në krye të rendit, personin më të besuar të bandave dhe krimit shqiptar, Taulant Ballën.

Krenari për asgjesimin e zgjedhjeve të lira.

Krenari për zbrazjen e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga vendi më shumë se ukrainasit në luftë!

Krenari se solli shqiptarët në njerëzit me rrogat më të ulëta - nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon.

Krenari se mbajti 10 vite Shqipërinë jashtë BE.

Krenar se korruptoi dhe përdori kundër opozitës McGonigal.

Krenar se zëvendësoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e ‘Ndragetës, Krifcën e IPARD-it me Denajn e kontrabandës.

Krenari se mbështeti “Ballkanin e Hapur” dhe çdo projekt rus ne rajon.

Krenari se me karakterin e tij u shndërruan në sherrin e rajonit.

Krenari dhe turp!

Turp dhe krenari!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco