Rezultatet e takimit të Kryesisë së VV

Rezultatet e takimit të Kryesisë së VV

Nga Shenoll Muharremi - 03/09/2023

Më bëri përshtypje takimi i kryesisë së VV që u mbajt sot nën drejtimin e kryeministrit. Nuk më kishte interesuar shumë nëse kjo parti mos të drejtonte qeverinë. 

Mes tjerash, ishin përmendur edhe prioritetet e partisë dhe qeverisë. Besoni apo jo, askund nuk përmendet (a) Shëndetësia dhe (b) Arsimi, fusha këto të cila po hasim në vështirësi të theksuara qytetarët. 

Asnjë fjale e asnjë urgjencë për brengën kryesore të qytetarëve (c) Kosto e lartë e jetesës dhe çmimet e larta. E çka u fol pra nëse jo këto tema me rëndësi astronomike? Kishin folur për 5 tema prioritare si në vijim:

-Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

-Krijimin e parakushteve për paqe dhe siguri në secilën pjesë të Republikës

-Politikat zhvillimore që krijojnë mundësi dhe vende të reja pune në Kosovë. 

-Dialogut (marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës). 

-Ndihmojmë komunitetin shqiptar në Luginë.

E për ekonomi, (d) deficidin tregtar -50% të GDP, (e) 500,000 gra pa punë e jashtë tregut të punës asnjë fjalë. Qele guri gojën. (f) As për 50,000 që po na dalin në vit jashtë se këtu nuk po kanë shpresa... Kjo nuk është një dinamikë dhe plan serioz me i adresuar sfidat e kohës për Kosovën. Duhet shumë më seriozisht dhe shumë më thellë dhe gjërë me punu që me i ndihmu qytetarëve në këto kohëra krizash financiare e ekonomike.. e që kjo kryesi sot as i konsideroj e as që u brengos për shqetësimet dhe vështirësitë e qytetarëve.

Ti kthehemi 5 prioritete të listuar që më shumë duken dëshira se aty nuk kishte asnjë indikator matës se çfarë synohet të arrihet. 

Ok, por pse psh (1) nuk janë identifikuar rrjeti i krimit të organizuar të drogës në Kosovë pas ngjarjeve në Tiranë me Ekstazi? Lufta kundër korrupsionit ndoshta është mbetur nën hijen e veprimeve të pakoordinuara në veri. 

Ministri i brendshëm vetëm veriun e shef me fjasë, ne tjerëve jo. Kur ndodhën vrasjet nëpër klube, as që u afru me i siguru qytetarët. 

2. Parakushte për paqe e siguri (si e kanë listuar prioritetin dy) nënkupton ndoshta me ngujuar Lulzimin në burgun e Leposaviqit edhe 100 ditë tjera.. por ai qytetarëve atje spo ju shërben mesiguri, kuptojeni këtë. 

3. E për politika zhvillimore, deri tash kemi parë duke i kërcënuar bizneset dhe duke tentuar ti mbyllim mediat. Politika të majta që nuk i duhen Kosovës.. besa as Kinës e Rusisë. 

4. Për dialog fokusi i qeverisë qenka me i hjek masat e BE. Tash kemi me mbetë deri fund vitit me heqje e masave që as që është dashur të sjellet puna të vendosen. 

5. E sa i përket përkrahjen për Luginën, mesiguri është e mirëseardhur. Por parase me ndihmuar tjetrin, sigurohu që po din me e ndihmuar vehtën. Kjo do të ishte e dobishme paraprakisht.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco