Pat pozicioni i Thaçit dhe arroganca e Veselit

Pat pozicioni i Thaçit dhe arroganca e Veselit

- 19/01/2019

Analisti dhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Haki Abazi ka shkruar në Facebook se shkrimet e Thacit, kushdo qe eshte duke i shkruar, tregojne servilitetin pakusht dhe shpurthjet per te paraqitur veten se kinse eshte proevropian dhe proamerikan. Më poshtë është postimi i tij i plotë.

"Si duket i ka perfundu loja me k.. por edhe kjo loja e hipokrizise dhe djallezise e tradhetive politike e ka sjellur ne pat pozicion.

Pat pozicioni i degergjikut te tij ka dy dilema: Me rrezu qeverine behet keq sepse qeveria e ardheshme eshte qeveri e kthimit te madhe dhe shpetimit te Kosoves qe nuk e shpeton Thacin dhe klanin PRONTO. Mos me rrezu kete qeveri tregon qarte qe nuk e ka nen kontrolle gjendjen ashtu siq ka menduar dhe ju ka thene kur e ka nenshkruar demarkacionin me Malin e Zi. dhe ka pergadite senare me nda Kosoven. Ne fakt Thaci moti kohe eshte i mbaruar, pyetja eshte se si shkon, duke e deshtuar vendin apo duke e plagosur vendin, shkuarje me ndere nuk ka.

Nje gje Thaci duhet ta kete te qarte qe qytetaret e Kosoves e respektojne dhe e duan edhe SHBA-te edhe Unionin Evropian dhe ky nuk eshte as drejtimi e as vizioni i tij por i qytetareve te vendit. Dashuria per SHBA dhe vizioni per BE nuk eshte i krijuar dhe rruge e shtruar me, servilitet, hipokrizi, korrupcion, krim e tradheti, ajo rruge eshte pjese e identitieti dhe te qenurit shqiptar dhe Evropian.

Ne anen tjeter Veseli nuk po mundet me msheh gjuhen e rrugaqerise, nga fakti qe nje dite se shpejti do te jete jashte politikes. Sulmet dhe ofansivat kundrejt opozites dhe gjuha e ulet po tregon friken e pafund, po shperfaqe pasigurine ne shtim dhe sigurisht edhe dobesine prej njeriu. Sa here qe flet krekoset se ai eshte njeriu qe e mbron Kosoven e jo te tjeret.

Por Kosoven nuk e kemi pare qe e ka mbrojtur Veseli, ne fakt Kosova eshte demtuar nga Veseli dhe punet e tij te liga edhe kur ka qene anonimus edhe tani qe ka dale mbi toke. E vetmja parti qe nuk ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ka bere vjedhje industriale te votave eshte PDK dhe Lista Srpska. E vetmja parti qe ka bere rregulla me force dhe ka shkelur kushtetuten per te mbetur ne fuqi eshte PDK, e vetmja parti qe eshte ne pushtet si rezultat i vrasjeve dhe eliminimit fizik dhe kerncimeve ndaj openenteve politike eshte PDK e udhehqur nga Thaci dhe Veseli."

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco